- Mungoi në stërvitjen e fundit, Franca pa mesfushorin kundër Irakut
- Rasti unik i Romelu Lukakut, më shumë minuta në Kupën e Botës sesa gjatë gjithë sezonit me Napolin
- Një tjetër skuadër italiane futet në garë për Armando Brojën, por ai tanimë ka vendosur ku do të luaj sezonin e ri
- Spektakël me katër gola, Uruguai dhe Kepi i Gjelbër vazhdojnë me barazime në Kupën e Botës
- Ibrahimovic thumbon Belgjikën: Më zuri gjumi duke i parë
- Mbappe flet për marrëdhënien që ka me Dembelen: Mund të përmirësohet në fushë
- Kolagjeni dhe acidi hialuronik nuk bëjnë të njëjtën punë: Ja dallimi kryesor
- Shenjat që tregojnë se po debatoni me dikë që nuk do ta pranojë gabimin
Author: korrektpress
MPB njofton se mbrëmë është gjetur një person i vdekur në një stacion autobusi.”Më 01.01.2026 në orën 00:05 në SPB Shkup, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore Shkup raportoi se një person i ndjerë mashkull pa dokumentacion, me shumë gjasa i pastrehë, është gjetur në një stacion autobusi në zonën e Qendrës.Një mjek ka konfirmuar vdekjen dhe me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”./Telegrafi/
Minimalizëm, shkëlqim dhe elegancë që flasin vetëMelania Trump u shfaq në festën e Vitit të Ri në Mar-a-Lago me një paraqitje që menjëherë u kthye në temën kryesore të mbrëmjes. Pa asnjë teprim, stili i saj ishte mishërim i shkëlqimit festiv, por në atë mënyrë të përmbajtur dhe të sofistikuar për të cilën ajo njihet prej vitesh.Në qendër të vëmendjes ishte fustani i argjendtë me gjatësi mesatare, një model që njëkohësisht rrezaton elegancë moderne dhe hijeshi të përjetshme. Pikërisht ky kombinim bëri që përzgjedhja e saj të vazhdojë të përmendet edhe pasi dritat e festës u shuan. Fustani që bashkon…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndërmarrë dy veprime të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, duke asgjësuar një sasi të madhe mishi pule dhe duke njoftuar për prani të një substance të dëmshme në një produkt kafeje.Sipas njoftimit zyrtar të AUV-së, në kuadër të kontrollit zyrtar dhe me kërkesë të kompanisë APETIT Sh.p.k. nga Vushtrria, në një ngarkesë të mishit të pulës të importuar nga Polonia është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.“Menjëherë pas konstatimit të këtij rasti, sasia e përgjithshme prej 19,200 kilogramë mish pule është asgjësuar në përputhje të plotë me procedurat ligjore në fuqi…
Netflix përjetoi përsëri një bllokim të sistemit, këtë herë menjëherë pas publikimit të episodit të fundit të “Stranger Things”, duke e bërë shikimin e finales së shumëpritur një përvojë frustruese për një numër të madh fansash në të gjithë botën.Seriali “Stranger Things” përfundoi më në fund në prag të Vitit të Ri, pas pesë sezonesh që u transmetuan gjatë pothuajse një dekade.Episodi i fundit i sezonit të pestë, i titulluar “Kapitulli Tetë: Ana e djathtë lart”, u publikua në orën 5 pasdite sipas orës PT, por menjëherë pas kësaj, platforma e Netflix ndaloi së funksionuari siç duhet.Një numër shikuesish raportuan…
Lionel Messi nuk ka më nevojë të dëshmojë aftësitë e tij në fushë, por vazhdon të tregojë se është një fenomen i padiskutueshëm.Ylli argjentinas, që shkëlqen me Inter Miamin dhe mbetet një referencë absolute në futbollin botëror, poashtu vazhdon të dominojë edhe jashtë fushës. Sipas Forbes, Messi arriti të fitonte 130 milionë dollarë në vitin 2025, duke e pozicionuar si futbollistin e dytë më të paguar në botë, vetëm pas Cristiano Ronaldos, i cili kryeson me një shifër të jashtëzakonshme prej 280 milionë dollarësh. Të ardhurat e Messit përfshijnë pagën sportive dhe marrëveshjet komerciale që ai ka zhvilluar gjatë viteve,…
Një Airbus A380 i Emirates që fluturonte nga Londra për në Dubai bëri një kthim në Heathrow menjëherë pas ngritjes në natën e Vitit të Ri për shkak të një problemi teknik, konfirmoi linja ajrore.Fluturimi EK002 i Emirates, që operonte nga Heathrow i Londrës (LHR) për në Dubai, u nis në orën 13:40 më 31 dhjetor 2025, por u kthye menjëherë pas ngritjes pas një defekti teknik të raportuar. Aeroplani u ul në mënyrë të sigurt në Heathrow, dhe pasagjerët dhe ekuipazhi zbritën pa incidente.Në një deklaratë për Gulf News, Emirates tha: “Fluturimi EK002 i Emirates u nis nga Londra…
Studimet tregojnë se një koment negativ për dhuratën mund të zgjojë ndjenjë refuzimi, përjashtimi social dhe madje depresion te dhuruesiReagimi i keq ndaj një dhurate të marrë mund të shërbejë si nxitës për një sërë emocionesh negative te personi që ia ka dedikuar dhuratën dikujt. Në kontekstin e dhurimit, shkelja e normave shoqërore nënkupton situatat kur marrësit japin vlerësime shprehimisht negative për dhuratën, gjë që potencialisht mund të shkaktojë dëm emocional ose psikologjik te personat që dhurojnë. Natyrisht, një sjellje e tillë hap edhe çështje etike.Reagimi i keq ndaj dhuratës së marrë nuk është aspak i rrallëHulumtimet e fundit tregojnë…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë është “90% gati”, në një fjalim të Vitit të Ri që u përqendrua kryesisht në rezistencën ndaj pushtimit në shkallë të plotë të Moskës.Zelensky tha se 10% e mbetur e marrëveshjes për t’i dhënë fund gati katër viteve konflikti do të “përcaktojë fatin e paqes, fatin e Ukrainës dhe Evropës”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Në fjalimin e tij 20-minutësh drejtuar kombit, Zelensky tha se Ukraina nuk donte paqe “me çdo kusht”, duke shtuar se “ne duam fundin e luftës – jo fundin…
31 persona kanë përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup në natën e Vitit të Ri 2026. Drejtori i Klinikës, Niko Beçarovski tha se 13 prej pacientëve kanë qenë të mitur, ndërsa sipas vlerësimeve, shumica janë raste me intoksikime alkoolike, përcjell TV21.“31 bashkëqytetarë në 12 orët e fundit kanë përfunduar në Klinikën tonë. Pacientja më e re është në moshën 14 vjeçe, ndërsa më e vjetra, gjithashtu paciente është në moshën 44 vjeçe. Nga ky numër, 13 janë të mitur, Sipas strukturës së gjinisë, 21 kemi pasur nga gjinia mashkullore dhe 10 nga gjinia femërore.Duke pasur parasysh që ishte e…
Me pikëllim të madh u bë i ditur lajmi për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Nexhat Daci, një figurë e shquar institucionale dhe akademike në vend.Figura e tij është përkujtuar nga shumë personalitete të jetës politike dhe publike të Kosovës. Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka shkruar se kontributi i Dacit do të kujtohet përherë.“Lajm i hidhur vdekja e ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Nexhat Daci. Kontributi i tij për institucionet dhe jetën publike në Kosovë do të kujtohet përherë. Në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari