- Famke Janssen kritikon Marvel-in pas mungesës së saj në “Avengers: Doomsday”: Kanë bërë një gabim
- Legjenda braziliane zgjedh favoritët për “Këpucën e Artë” në Botërorin 2026, veçon dy yje të Real Madridit
- “Ndoshta shkon në të dyja drejtimet”, deklarata e Milly Alcock për Supergirl ngjall debat
- LSDM: Çmimet rriten por pagat jo, investimet e huaja direkte janë ulur me rreth 60 përqind
- Sulm me sëpatë pranë një xhamie në Skoci, pesë të plagosur – i dyshuari bërtiste kundër muslimanëve
- Përleshje në Pejë, arrestohen katër persona
- Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet në det
- Katy Perry ironizon ish-partnerët gjatë koncertit, kthen jetën private në spektakël
Author: korrektpress
Shqipëria merr komandën e batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim online me efektivët e Forcave të Armatosura që shërbejnë në misione paqeruajtëse jashtë vendit. Në këtë fillimviti, Kreu i Shtetit vlerësoi lart sakrificën e ushtarakëve shqiptarë, të cilët festojnë larg familjeve për të garantuar sigurinë në pikat më të nxehta të globit.Gjatë bisedës me oficerët dhe ushtarët, Presidenti dha një lajm të rëndësishëm për vitin që sapo ka nisur: Shqipëria do të marrë komandën e batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026.“Kjo është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë ndaj mbrojtjes kolektive dhe sigurisë…
Selvije Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, ka zgjedhur ta kujtojë atë në një nga netët më emocionuese të vitit – natën e ndërrimit të viteve – përmes një postimi prekës në InstaStory.Me disa fjalë të thjeshta, por thellësisht të ndjera, ajo ka shprehur dhimbjen dhe mallin që vazhdon ta shoqërojë edhe pas ndarjes nga jeta të artistit.“Zemra nuk njeh kalendar. Unë kam ngecur në ditën kur ti ishe pranë nesh, Shpat”, ka shkruar ajo. Foto: InstagramKy mesazh ka prekur ndjekësit dhe admiruesit e çiftit, të cilët kanë reaguar me komente mbështetëse dhe ngushëlluese, duke vlerësuar dashurinë dhe…
Periudha testuese e implementimit të sistemit “Safe City” ka ulur për 20 për qind numrin e aksidenteve dhe për 37 për qind numrin e të lënduarve nga aksidentet në trafik. Të dhënat sipas autoriteteve i referohen territorit të Shkupit, dhe krahasimi është bërë me dhjetorin e vitit të kaluar. Kryeministri, Hristijan Mickoski nënvizoi se sistemi po jep rezultate, pasi për dallim prej dhjetorit të 2024-tës ku kishte 5 viktima, në dhjetor të 2025 numri i viktimave ishte zero.“Në Shkup, në muajin dhjetor 2024 për shkak të aksidenteve në trafik, jetën e humbën 5 persona, ndërsa këtë vit asnjë… Ose numri…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, bën të ditur se disa zona në kryeqytet kanë mbetur pa ujë të pijshëm.Sipas njoftimit, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit, pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur gjysma e lagjes Hajvalia, Veterniku, Lagjja Qëndresa, konsumatorët “prapa qendrës Grand Store” dhe zona kah Rezonanca – Lagjja Premium.“Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë me intensitet për sanimin sa më të shpejtë të defektit. Rikthimi i furnizimit do të bëhet menjëherë pas përfundimit të punimeve”, thuhet në njoftim.Kompania bën të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po…
Një video e publikuar nga BBC dhe mediat ndërkombëtare ka shfaqur momentet e para të zjarrit që shpërtheu herët në mëngjes në barin “Le Constellation”, në stacionin e njohur të skive në Crans‑Montana, Zvicër. Pamjet dramatike tregojnë flakët duke u përhapur me shpejtësi nëpër tavanin e barit të ndriçuar dobët, ndërsa më pas shfaqet ndërtesa e mbuluar nga tymi dhe zjarri.Në fillim të videos dëgjohej ende muzika e festës dhe shihej qartë që brenda barit ndodheshin shumë njerëz që po shijonin festimin e Vitit të Ri. Vetëm pak çaste më vonë, situata u bë kaotike, pasi flakët përfshinë pjesën më…
Kur pritshmëritë, lodhja emocionale dhe mungesa e kufijve dalin në sipërfaqe pikërisht atëherë kur “duhet” të pushojmëFestat shpesh shihen si një periudhë qetësie, afrimiteti dhe pushimi. Megjithatë, për shumë njerëz ato shoqërohen me një ndjenjë të brendshme shqetësimi, nervozizmi dhe lodhjeje emocionale që bie ndesh me idenë e asaj që “duhet” të ndodhë. Kur gjithçka rreth nesh flet për gëzim dhe relaks, ndërsa brenda ndjejmë tension, lind edhe një ndjenjë faji pse nuk po e përjetojmë këtë kohë “siç duhet”.Nëse e keni vënë re këtë tek vetja, është e rëndësishme të dini se nuk jeni të vetmit. Dhe mbi të…
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, uron Vitin e Ri 2026, duke thënë se “po hyjmë në vitin e ri me një ritëm të shtuar dhe më shumë projekte për Maqedoninë”.Ai e ka konsideruar vititn 2025 si vit të suksesshëm. “Hidhini një vështrim prapa në vitin e madhërishëm 2025, me shumë projekte të filluara dhe të përfunduara. Po hyjmë në vitin e ri 2026 me një ritëm të shtuar dhe më shumë projekte për Maqedoninë! Gëzuar, lumturi dhe gëzim të madh në vitin 2026”, shkroi zëvendëskryeministri Nikolloski në Facebook.
Viti 2025 në shoubizin shqiptar ka qenë i mbushur me emocione, nga rikthime të bujshme dhe koncerte madhështore, deri te polemikat dhe skandalet që mbajtën publikun në ankth. Por ndër të gjitha ngjarjet që shënuan vitin janë humbjet e disa prej personazheve të famshëm.Ky vit na kujton se jeta artistike nuk është vetëm spektakël dhe dritë skenash, por edhe përballje me humbje dhe boshllëqe që lënë një mungesë të ndjeshme në kulturën tonë.Figura të njohura dhe të dashura nga publiku shqiptar si Enver Petrovci, Shpat Kasapi dhe Shemsi Krasniqi – Shemi u ndanë nga jeta gjatë vitit të kaluar.Secili prej…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë orëve të mëngjesit të së enjtes, më 1 janar 2026, janë regjistruar temperatura minimale shumë të ulëta në disa zona të vendit, duke shënuar një nga ditët më të ftohta të këtij dimri.Sipas të dhënave zyrtare deri në orën 14:00, temperatura më e ulët e ditës është regjistruar në Vërbicë të Zhegocit, në Komunën e Gjilanit, ku termometri ka zbritur në -15°C.Temperatura tejet të ulëta janë shënuar edhe në zona të tjera, përfshirë: Podujevë -13.6°CBrezovicë -13.1°CKërpimeh -12.9°CBatllavë -12.6°CPollatë dhe Rogoqicë -12.4°CBilinicë -12.0°CKamenicë -11.9°CKomoran -11.6°CPërlapnica -11.6°CSkenderaj -11.3°CBajgorë dhe Kijevë -11.4°C Edhe qytetet…
Kosova ka bërë një progres të madh nën drejtimin e Franco Fodas dhe kanë fuqinë për të bërë diçka të madhe, kështu ka deklaruar ylli i Rubin Kazanit Dardan Shabanhaxhaj në një intervistë ekskluzive për Telegrafin.Shabanhaxhaj është bërë i padiskutueshëm në formacionin e Rubin Kazanit këtë edicion, ku ka zhvilluar 23 paraqitje, për të kontribuar me dy gola e dy asistime.24-vjeçari në një intervistë për Telegrafi thotë se puna e madhe ka ndikuar që të arrijë në këtë pikë.“Falë shëndetit të mirë, punës së pandalur dhe përkushtimit maksimal, kam arritur të jem aty ku jam sot. Çdo hap ka qenë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari