KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Conte zbulon emrat e tre futbollistëve më pak të njohur që ‘vodhën’ vëmendjen e tij në Kupën e Botës

Conte zbulon emrat e tre futbollistëve më pak të njohur që ‘vodhën’ vëmendjen e tij në Kupën e Botës

Ish-trajneri i Italisë, Antonio Conte ka dhënë një vështrim ekskluziv të edicionit të sivjetmë të Kupën e Botës, teksa ka zbuluar emrat të cilët e kanë befasuar për të mirë.

Teksa vëmendja e opinionit është përqendruar te yjet si Lionel Messi, Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Jude Bellingham, Conte ka zgjedhur të veçojë tre futbollistë që nuk kanë qenë në qendër të vëmendjes, por që sipas tij kanë zhvilluar një turne mbresëlënës.

Trajneri italian vlerësoi lojtarët që kanë spikatur me paraqitjet e tyre, pavarësisht se nuk gëzojnë të njëjtin status si emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.

“Më pëlqeu Hassan, anësori egjiptian; Bouaddi, mesfushori maroken; dhe Oulai, mesfushori i Bregut të Fildishtë”, ka thënë Conte.

Tre futbollistët kanë qenë ndër zbulimet më interesante të Kupës së Botës 2026, duke tërhequr vëmendjen me energjinë, cilësinë teknike dhe ndikimin në paraqitjet e kombëtareve të tyre.

Vlerësimi nga një trajner me përvojën e Contes pritet t’i vendosë ata edhe më shumë në radarët e klubeve të mëdha evropiane.

Ndërsa Kupa e Botës po hyn në fazën vendimtare, performancat e lojtarëve më pak të njohur vazhdojnë të jenë një nga historitë më të bukura të këtij edicioni, duke dëshmuar se turneu më i madh i futbollit mbetet skena ideale për lindjen e yjeve të rinj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.