KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Gabimi që zemëroi tifozët e PSG-së: Digne kritikohet ashpër pas dështimit ndaj Spanjës

Gabimi që zemëroi tifozët e PSG-së: Digne kritikohet ashpër pas dështimit ndaj Spanjës

Paraqitja e dobët e Lucas Digne në humbjen 2-0 të Francës ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 ka shkaktuar reagime të ashpra nga tifozët e Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi i majtë, i cili po lidhet ngushtë me një transferim te kampionët e Francës, u gjend në qendër të kritikave pasi shkaktoi penalltinë që i hapi rrugën fitores së spanjollëve.

Reagimet në rrjetet sociale ishin kryesisht negative, me shumë tifozë të PSG-së që shprehën dyshime për aftësinë e Digne për të qenë pjesë e skuadrës.

Disa vunë në pikëpyetje transferimin e tij të mundshëm në “Parc des Princes”, ndërsa të tjerë kërkuan që klubi të rishqyrtojë vendimin pas paraqitjes zhgënjyese ndaj Spanjës.

Disa nga reagimet më të komentuara ishin:

“Pas kësaj ndeshjeje, PSG ndoshta do ta prishë kontratën me Digne. Sonte ishte tmerrësisht i dobët”.

“Ai nuk është i denjë të veshë fanellën e PSG-së”.

“Lucas Digne po përpiqet ta bindë Luis Enrique të mos e anulojë transferimin e tij te PSG pas kësaj ndeshjeje”.

“Prisni pak… Digne ende nuk ka firmosur zyrtarisht me PSG-në, apo jo? Le të qëndrojë te Aston Villa”.

“Lucas Digne te PSG? Ai është edhe më i dobët se Beraldo. Çfarë po bëni?”.

Paraqitja e mbrojtësit francez ka ngritur pikëpyetje mes tifozëve parisienë, të cilët nuk janë të bindur se ai do të ishte përforcimi i duhur për krahun e majtë të ekipit të Luis Enrique.

Kritikat e shumta në rrjetet sociale tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e tifozëve e kundërshtojnë afrimin e tij, veçanërisht pas gabimit vendimtar në gjysmëfinalen e Botërorit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.