KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjenden rrjeta ilegale në Ujman dhe në disa lumenj – kishin zënë dhjetëra peshq

Gjenden rrjeta ilegale në Ujman dhe në disa lumenj – kishin zënë dhjetëra peshq

Federata e Peshkatarëve Sportiv e Rekretativ të Kosovës njoftoi se janë hasur disa rrjeta ilegale në disa prej lumenjve të vendit, përfshirë dhe liqenin e Ujmanit.

Në njoftim bëhet e ditur se rrjetat u gjeten pas intensifikimit të kontrolleve në lumenj dhe liqene, pas informatave të pranuara ditëve të fundit,.

“Pas shumë informatave të pranuara gjatë ditëve të fundit, ekipet e FPSRK-së kanë intensifikuar vëzhgimin dhe kontrollet në liqene dhe lumenj”, thuhet në postimin e FPSRK-së, të bërë në Facebook.

“Si rezultat, janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm rrjetash të paligjshme në Ujman, Krushë, Vermicë, Gjakovë, Ura e Shejtë dhe në shumë lokacione të tjera”.

Kontrollet dhe vëzhgimet do të vazhdojnë pa ndërprerje. Falënderojmë të gjithë rojet dhe djemtë tanë të përkushtuar që punojnë me profesionalizëm dhe nuk ndalen asnjëherë në mbrojtjen e ujërave dhe peshkut”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.