KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Prezantohet si Edi Rama, 25-vjeçari tenton të mashtrojë ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro

Prezantohet si Edi Rama, 25-vjeçari tenton të mashtrojë ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro

Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një 54-vjeçari, duke u prezantuar në platformat e komunikimit online si kryeministri Edi Rama.

Sipas informacioneve autori, i identifikuar si shtetasi Albi Muça, i ka shkruar në “Signal” 54-vjeçarit, i cili është ndërtues, ku i ka kërkuar shumën e parave ndërkohë i ka thënë që do të dërgojë një person tjetër për t’i marrë, ka raportuar "EuronewsAlbania".

“Në kuadër të operacionit u ndërhy për arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, kur po merrte paratë”, bëri me dije Policia e Shtetit.

54-vjeçari Ardi Kollçaku e ka kuptuar që është skemë mashtrimi dhe ka bërë denoncim në polici.

Policia bën me dije se hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast dhe në raste të tjera me të njëjtin mekanizëm kriminal.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.