KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Flamurin mund të ma marrin, por dashurinë për kombin nuk mund të ma shuajnë”, flet 18-vjeçari i dënuar në Kumanovë

“Flamurin mund të ma marrin, por dashurinë për kombin nuk mund të ma shuajnë”, flet 18-vjeçari i dënuar në Kumanovë

Ardi Saiti, 18-vjeçari shqiptar i dënuar nga Gjykata Themelore e Kumanovës me tre muaj burgim me kusht, pasi shpalosi flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë festimeve të 28 Nëntorit 2025, ka folur në një intervistë për Indeksonline lidhur me rastin dhe mesazhin e tij për të rinjtë shqiptarë.

Gjykata e ka shpallur Saitin fajtor për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit në baza kombëtare.

Në intervistën për Indeksonline, ai thotë se, pavarësisht dënimit, askush nuk mund t’ia shuajë dashurinë për kombin dhe flamurin shqiptar.

“Për mua, flamuri i UÇK-së dhe flamuri kombëtar janë histori e një kombi, sakrificë dhe na tregojnë sa ka vuajtur populli ynë. Ata mundën të ma marrin flamurin dhe të më dënojnë, por dashurinë që e kam për kombin tim nuk mund të ma shuajnë kurrë. Ne jemi shqiptarë, do të mbesim shqiptarë, kështu ka dashur Zoti dhe kështu do të mbetemi”, shprehet ai.

Ai thekson se flamuri i UÇK-së dhe flamuri kombëtar për të përfaqësojnë historinë, sakrificën dhe vuajtjet e popullit shqiptar.

Saiti shpreson që rasti i tij të mos përdoret për t’i frikësuar të rinjtë shqiptarë dhe që askush të mos ndihet i kërcënuar apo të ketë turp për identitetin e tij.

“Ne si të rinj shqiptarë dolëm në një atmosferë festive në Kumanovë, për ta shprehur krenarinë e të qenurit shqiptarë. Por, fatkeqësisht, disa policë të etnive të tjera ishin stacionuar aty, më arrestuan dhe më mbajtën 15 orë në stacionin policor. Uroj që arrestimi im të mos përdoret për t’i frikësuar të rinjtë shqiptarë. Të mos frikësohen dhe të mos kenë turp që janë shqiptarë. Uroj që arrestimi im të jetë i fundit dhe 28 Nëntori të festohet pa tensione dhe pa urrejtje”, thotë ai.

Në fund, 18-vjeçari ka edhe një mesazh për bashkëmoshatarët e tij.

“të mos kenë kurrë turp për atë që janë. Kombi është mbi të gjitha dhe flamuri është krenaria e shqiptarëve”, tha ai../Indeksonline/

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.