- Nis takimi, Kurti: Kemi mundësi reale për marrëveshje
- Rama paralajmëron krijimin e ndërmarrjes së re për pastrimin e Prishtinës
- Nesër nis viti shkollor, rreth 14.500 nxënës do të ulen për herë të parë në bankat shkollore
- “Kjo është gjyshja Miki”, Tringa i tregon Mihrije Brahës se është në pritje të ëmbël
- Sveçla kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: “Nga dështues në protestues”
- AKP merr vendime të reja për ndërmarrjet shoqërore, 90 asete largohen nga shitja
- Benzema tashmë ka oferta pas largimit nga Al Hilal
- Shfuqizohet ndalimi i hetimit për rastin “Mazuti”, Prokuroria duhet ta vazhdojë procedurën
Author: korrektpress
Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale në Prizren, kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe, përmes aplikimit të masave të veçanta hetimore, kanë arrestuar në flagrancë të pandehurin S.Q., nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Shantazhi” si dhe “Ngacmimi”.Sipas dyshimeve të ngritura në kuadër të hetimeve të deritanishme, i pandehuri S.Q., nga qershori i vitit 2025 e deri më 13 gusht 2026, në Prizren dhe përmes komunikimeve në rrjetet sociale, dyshohet se ka kanosur dhe shantazhuar të dëmtuarën, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë…
Meeting of Styles Kosovo nisi rrugëtimin e tij në Prishtinë në vitin 2017, duke e bërë qytetin pjesë të një prej rrjeteve ndërkombëtare më të njohura të graffiti-t dhe street art-it. Meeting of Styles kishte nisur në Wiesbaden të Gjermanisë në vitin 1997 dhe, nga viti 2002, filloi të zgjerohej në qytete të ndryshme të botës.Prishtina iu bashkua kësaj harte në vitin 2017, në një kohë kur Kosova ende ishte nën regjimin e vizave dhe udhëtimi drejt Evropës kërkonte procedura, dokumentacion dhe pritje të gjata. Në atë kohë, kur për shumë njerëz udhëtimi drejt Evropës ishte ende i vështirë, Q’art…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri është shprehur se PDK nuk i nënshtrohet qasjes abuzuese të deputetit të LVV-së, Albin Kurti, i cili, sipas tij, po e pengon konstituimin e Kuvendit.Tahiri, në një konferencë për media, tha se pushtetin autoritar dhe cenimin e rendit kushtetues nuk e toleron askush.“Albin Kurti nuk mund ta defunksionalizojë Kuvendin me qëllimin për t’i shantazhuar subjektet politike ose me zgjedhje, por përtej kësaj duke tentuar të imponojë qasje autoritare që është shumë e dëmshme sot për vendin”, shtoi ai.Tahiri i ka bërë ftesë publike kryesuesit të seancës, Avni Dehari që në përputhje me…
Harta e zjarreve në pyje përgjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, pa përfshirë muajin gusht, tregon se në të gjithë Shqipërinë janë prekur nga flakët 1,255 hektarë, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.Qarku më i dëmtuar deri tani është Vlora, me 466 hektarë sipërfaqe të prekur nga zjarret. Ndërsa në nivel kombëtar, korriku kryeson për sipërfaqen e përfshirë nga flakët, me 476 hektarë, i ndjekur nga marsi me 327 hektarë dhe prilli me 296 hektarë.Mbyllja e verës po rezulton më sprovuese për Shqipërinë, e cila po përballet me zgjerimin e flakëve dhe vështirësitë në menaxhimin…
Federata Irlandeze e Futbollit (FAI) ka tërhequr zyrtarisht mbështetjen për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa Federata Irlandeze e Futbollit të Veriut (IFA) ka konfirmuar se mbështet qëndrimin e UEFA-s në përplasjen e fundit me kreun e futbollit botëror.Të hënën, UEFA, së bashku me Concacaf dhe Konfederatën Aziatike të Futbollit (AFC), nënshkroi një letër të hapur ku akuzoi Infantinon për thyerje të besimit përmes “mashtrimit”.Ky zhvillim erdhi pas përpjekjes së Infantinos për të shitur një pjesë të operacioneve komerciale të FIFA-s te një kompani private investimesh. Edhe pse kjo ide tashmë është braktisur, situata ka tronditur ndjeshëm pozitat e Infantinos…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani e ka cilësuar si të zakonshme mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të kësaj partie.Para fillimit të takimit, Osmani për media tha se deputetët e LDK-së do të diskutojnë për zhvillimet e fundit politike, ndërsa pas përfundimit të mbledhjes pritet të dalin me një qëndrim të përbashkët.“Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për zhvillimet e fundit. Sapo të përfundojë takimi do të kemi deklaratë të përbashkët”, deklaroi Osmani.E pyetur për mungesën e deputetëve të LDK-së në Kuvend gjatë zhvillimeve të djeshme, ku PDK-ja dhe Aleanca kërkuan vazhdimin e procesit të konstituimit…
Nicole Kidman ka folur hapur për një kapitull të ri në jetën e saj pas divorcit nga Keith Urban, duke thënë se është e hapur ndaj dashurisë dhe ndaj mundësive të reja që mund t’i sjellë e ardhmja.Në një intervistë për British Vogue, aktorja 59-vjeçare tha se gjithmonë ka dashur të jetojë me vetëdije dhe të jetë e gatshme të provojë gjëra të reja, të gabojë, të dështojë dhe të ringrihet. Ajo theksoi se për të është e rëndësishme të ‘përqafojë dashurinë, të mbetet me zemër të hapur dhe të jetë e hapur ndaj mundësive’. NicoleKidman pranoi se nuk e…
Edicioni i 25-të i DokuFest ka vazhduar me një program të pasur filmash dokumentarë, diskutimesh, takimesh me autorë dhe aktivitetesh muzikore.Dita e gjashtë e festivalit solli në fokus tema që lidhen me realitetet e Ballkanit, ndryshimet klimatike, kujtesën, identitetin dhe rezistencën shoqërore, duke vazhduar misionin e festivalit përmes kinemasë dokumentare dhe dialogut.Dokumentarët e Ballkanit dhe filmat e shkurtërProgrami i ditës nisi me dokumentarin “The Thing to Be Done”, pjesë e kategorisë Balkan Feature Dox, i cili trajton realitetet bashkëkohore të rajonit dhe zgjedhjet që ndikojnë në jetën e përditshme.Në Kino Art Theatre u prezantua programi International Short Dox, me filmat…
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër gjithsej 8 personave si bashkëkryerës të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, njoftojnë nga PTHP.”Të akuzuarit, gjatë viteve 2023 dhe 2024, së bashku kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve dhe detyrave të tyre të veçanta, me qëllim që t’i shkaktojnë dëm personit juridik të dëmtuar, Shoqërisë Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit “Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, në vlerë të konsiderueshme prej 507.632.173 denarësh.Ata ishin të vetëdijshëm se Shoqëria Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit “Lotaria Shtetërore e Republikës së…
Një instalacion arti urban është vendosur sot përpara Bashkisë së Durrësit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.Skulptura urbane, e punuar në stilin pop-art, paraqet një karamele gjigante me shkëlqim metalik të kaltër, të vendosur mbi një bazament graniti.Në qendër të saj shfaqet e stampuar stema zyrtare e Bashkisë së Durrësit.Përdorimi i kësaj simbolike ka ngjallur kureshtje dhe diskutime të shumta te kalimtarët, që sugjerojnë objekte të tjera që lidhen me problematikat e qytetit. Ndërkaq nga Bashkia ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi autorësinë apo mesazhin e ëmbël të veprës. /Tch/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari