KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho reagon për Portugalinë pa Ronaldon: “Dua që të fitojë gjithmonë, pastaj i laj duart”

Mourinho reagon për Portugalinë pa Ronaldon: “Dua që të fitojë gjithmonë, pastaj i laj duart”

José Mourinho ka komentuar për herë të parë situatën e Përfaqësueses së Portugalisë pas largimit të Cristiano Ronaldos nga kombëtarja.

Trajneri i Real Madridit u pyet për listën e parë të përzgjedhësit Jorge Jesus pa yllin portugez, por zgjodhi të mos përfshihej në debat.

“Jo, jo, jo, jo… Si portugez, dua që Portugalia të fitojë gjithmonë. Pastaj i laj duart dhe nuk flas më”, deklaroi Mourinho në konferencën për media.

Ronaldo i dha fund aventurës 23-vjeçare me kombëtaren, ku regjistroi 234 paraqitje dhe shënoi 146 gola. Vendimi i tij erdhi pas tensioneve me përzgjedhësin Jorge Jesus.

Mourinho, i cili e kishte drejtuar Ronaldon te Real Madridi nga viti 2010 deri në vitin 2013, nuk dëshiroi të komentonte më shumë për këtë çështje, duke lënë të kuptohet se dëshiron të qëndrojë jashtë polemikave rreth kombëtares portugeze. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.