KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Edita rrëfen “Kur jam nda nga burri, 3 muaj nuk kam dalë nga dhoma” (VIDEO)

Edita rrëfen “Kur jam nda nga burri, 3 muaj nuk kam dalë nga dhoma” (VIDEO)

Gjatë një bisede me Shqiponjën, Edita banorja e Big Brother VIP Kosova 5 ka rrëfyer për periudhën e vështirë që kishte përjetuar pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, duke treguar se kishte kaluar nëpër një gjendje të rënduar emocionale dhe depresion.

Ajo tregoi se pas ndarjes kishte qëndruar për tre muaj e izoluar në dhomën e saj, pa pasur dëshirë as të kujdesej për veten. Madje, siç rrëfeu, familjarët ia dërgonin ushqimin në dhomë.

“Paramendo, me qenë tradhtia ma e vogla, llogarite tash… S’muj me fol, por që jam shumë ma mirë psiqikisht, pasi e kam kalu depresionin. Kur jam nda, s'jom dalë tre muj prej dhomës hiç. Veç jom hi jom la, as mu la s'kom deshtë. Në dhomë ma kanë pru bukën”, rrëfeu ajo.

Ajo theksoi se personi që i kishte dhënë forcë për të vazhduar përpara ishte djali i saj, Akili, të cilin e konsideron arsye vendimtare për të mos u dorëzuar.

“Për Akilin, djalin, jam çu. Ma ka shpëtu jetën. Nëse s'kish qenë Akili, sigurt s'kisha jetu”, u shpreh ajo.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.