- Tentoi të kontrabandonte rreth 700 copë fishekzjarre për t’i shitur në Tiranë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
- KFOR në terren në veri të Kosovës, zyrtarët marrin informacione për situatën
- Nga Bayern Munich te një tjetër klub gjerman, Arijon Ibrahimovic pranë transferimit
- 25 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, Trump do të mbajë fjalim në Pentagon
- Nis takimi, Kurti: Kemi mundësi reale për marrëveshje
- Rama paralajmëron krijimin e ndërmarrjes së re për pastrimin e Prishtinës
- Nesër nis viti shkollor, rreth 14.500 nxënës do të ulen për herë të parë në bankat shkollore
- “Kjo është gjyshja Miki”, Tringa i tregon Mihrije Brahës se është në pritje të ëmbël
Author: korrektpress
Nicole Kidman ka folur hapur për një kapitull të ri në jetën e saj pas divorcit nga Keith Urban, duke thënë se është e hapur ndaj dashurisë dhe ndaj mundësive të reja që mund t’i sjellë e ardhmja.Në një intervistë për British Vogue, aktorja 59-vjeçare tha se gjithmonë ka dashur të jetojë me vetëdije dhe të jetë e gatshme të provojë gjëra të reja, të gabojë, të dështojë dhe të ringrihet. Ajo theksoi se për të është e rëndësishme të ‘përqafojë dashurinë, të mbetet me zemër të hapur dhe të jetë e hapur ndaj mundësive’. NicoleKidman pranoi se nuk e…
Edicioni i 25-të i DokuFest ka vazhduar me një program të pasur filmash dokumentarë, diskutimesh, takimesh me autorë dhe aktivitetesh muzikore.Dita e gjashtë e festivalit solli në fokus tema që lidhen me realitetet e Ballkanit, ndryshimet klimatike, kujtesën, identitetin dhe rezistencën shoqërore, duke vazhduar misionin e festivalit përmes kinemasë dokumentare dhe dialogut.Dokumentarët e Ballkanit dhe filmat e shkurtërProgrami i ditës nisi me dokumentarin “The Thing to Be Done”, pjesë e kategorisë Balkan Feature Dox, i cili trajton realitetet bashkëkohore të rajonit dhe zgjedhjet që ndikojnë në jetën e përditshme.Në Kino Art Theatre u prezantua programi International Short Dox, me filmat…
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër gjithsej 8 personave si bashkëkryerës të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, njoftojnë nga PTHP.”Të akuzuarit, gjatë viteve 2023 dhe 2024, së bashku kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve dhe detyrave të tyre të veçanta, me qëllim që t’i shkaktojnë dëm personit juridik të dëmtuar, Shoqërisë Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit “Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, në vlerë të konsiderueshme prej 507.632.173 denarësh.Ata ishin të vetëdijshëm se Shoqëria Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit “Lotaria Shtetërore e Republikës së…
Një instalacion arti urban është vendosur sot përpara Bashkisë së Durrësit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.Skulptura urbane, e punuar në stilin pop-art, paraqet një karamele gjigante me shkëlqim metalik të kaltër, të vendosur mbi një bazament graniti.Në qendër të saj shfaqet e stampuar stema zyrtare e Bashkisë së Durrësit.Përdorimi i kësaj simbolike ka ngjallur kureshtje dhe diskutime të shumta te kalimtarët, që sugjerojnë objekte të tjera që lidhen me problematikat e qytetit. Ndërkaq nga Bashkia ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi autorësinë apo mesazhin e ëmbël të veprës. /Tch/
Shumica e prindërve duan që fëmijët e tyre të kenë sukses në shkollë, por ata nuk mund të kontrollojnë gjithçka që ndodh në klasë. Megjithatë, disa aftësi në dukje të thjeshta që fëmijët duhet të mësojnë në shtëpi janë thelbësore për mënyrën se si do t’ia dalin mbanë në shkollë. Mësuesja Wilson thekson se prindërit shpesh i neglizhojnë këto gjëra themelore, gjë që mund ta bëjë shumë më të vështirë për fëmijët që të kenë sukses në shkollë më vonë, raporton YourTango.Kufizimi i kohës së ekranitProblemi i parë që përmend Wilson është përdorimi i tepërt i teknologjisë. “Të gjitha këto…
Barcelona është gati të negociojë largimin e Hector Fortit gjatë këtij afati kalimtar, pasi mbrojtësi i djathtë nuk bën pjesë në planet kryesore të trajnerit Hansi Flick për sezonin e ri.20-vjeçari ka tërhequr interes nga disa klube evropiane, me Evertonin, Fulhamin dhe Interin ndër ekipet që po monitorojnë situatën e tij. Edhe Liverpooli është përmendur si një klub i interesuar, ndonëse deri më tani nuk ka pasur ndonjë ofertë zyrtare.Situata e Fortit nuk ka ndryshuar as gjatë fazës përgatitore. Pas rikthimit në Barcelonë nga huazimi te Elche, klubi katalanas i ka bërë të ditur se ai duhet të gjejë një…
Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Ilço Gjorgjioski, lirohet nga paraburgimi pasi gjykata vendosi t’i hiqet paraburgimi dhe t’i caktojë lirimin me kusht në kombinim me masat paraprake.Informacioni u konfirmua nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, ku informuan se paraburgimi i Gjorgjioskit është hequr dhe është caktuar lirim me kusht me masa paraprake.Gjorgjioski depozitoi garanci bankare në shumën prej 500,000 euro. Gjykata Penale informoi gjithashtu se Prokuroria gjithashtu dha mendim pozitiv për pranimin e lirimit me kusht dhe heqjen e paraburgimit.Me këtë, Gjorgjioski do të presë vazhdimin e procedurës gjyqësore me masat paraprake të përcaktuara.Gjykata Penale konfirmoi se…
Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli dhe atasheu gjerman i mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Guido Altendorf, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin e donacionit gjerman Enable & Enhance Initiative.Sipas një njoftimi për media thuhet se në takim ishin të pranishëm edhe drejtori i Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë i MM-së, kolonel Imer Avdiu, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Silke Bellmann, si dhe përfaqësuesit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), nënkolonel Fabian Vogl dhe major Claus Schumm.“Me këtë rast, Sekretari i…
Çokollata pas drekës ose një biskotë në mes të një pune stresuese nuk duhet të jetë domosdoshmërisht shenjë dobësie. Dëshirat për ëmbëlsira mund të kenë shkaqe të ndryshme, nga uria dhe mungesa e gjumit deri te stresi dhe zakonet e fituara. Edhe pse ndonjëherë duket sikur trupi ka nevojë urgjente për një copë tortë, trupi rrallë dërgon kërkesa kaq të sakta.Dëshirat për ëmbëlsira mund të lidhen me urinë, mungesën e gjumit ose stresin, por edhe me faktin e thjeshtë se ushqime të tilla janë të shijshme dhe lehtësisht të arritshme. Çelësi nuk qëndron te ndalimet e rrepta, por te njohja…
Në Sheshin “Skënderbeu” në Pejë është hapur Tregu Mobil Bio, një iniciativë e Zyrës për Barazi Gjinore të Komunës së Pejës, e cila synon mbështetjen e grave prodhuese nga zonat rurale dhe promovimin e produkteve vendore.Hapjen e tregut e kanë bërë zyrtarja për Barazi Gjinore, Samka Drançolli, dhe drejtori për Zhvillim Ekonomik, Meriton Fetaj.Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të tjerë të komunës, si dhe udhëheqësja e Shoqatës “Agromedicine”, Havushe Bunjaku.Përmes kësaj iniciative, gratë prodhuese do të kenë mundësi t’i prezantojnë dhe shesin drejtpërdrejt produktet e tyre, ndërsa qytetarët do…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari