- Alis përfundon me sukses paraqitjen në ‘Eurovision 2026’, balada “Nan” emocionon publikun evropian
- Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së
- Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
- Putin në telashe, Rusia më shumë po humb territore se po fiton në Ukrainë
- Dy të arrestuar për sulmin ndaj Hysni Mehanit në Skenderaj
- Një transferim prej 1 miliard eurosh do të ndodhë në më pak se pesë vjet?
- Osmani: Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes
- Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese
Author: korrektpress
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas një aksioni për parandalimin e shitjes së paligjshme të mjeteve piroteknike, janë sekuestruar 7.107 copë mjetesh piroteknike në Bit Pazar të Shkupit, ndërsa po kërkohen personat që i shisninNga MPB thonë se do të vazhdojë të ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin e tregtisë së paligjshme me mjete piroteknike.“Sot (08.12.2025), punonjës policie nga SPB Shkup – rajoni i Qendrës dhe “Bit Pazarit”, në hyrje të “Bit Pazarit” , gjetën 7.107 copë të mjetesh piroteknike të vendosura në tri stenda të improvizuara.Mjetet piroteknike janë sekuestruar dhe po ndërmerren masa për gjetjen e…
Barcelona po përgatitet për një afat veror shumë të ngarkuar në vitin 2026, teksa drejtuesit e klubit synojnë ta përforcojnë skuadrën e Hansi Flick.Prioritetet kryesore pritet të jenë një qendërmbrojtës, një anësor i majtë i sulmit dhe një sulmues qendror, por në agjendë mund të përfshihet edhe afrimi i një mesfushori të ri.Sipas Pete O’Rourke (përmes CaughtOffside), ylli i Atalantas dhe i Kombëtares së Brazilit, Ederson dos Santos, është nën vëzhgimin e Barcelonës. Megjithatë, katalanasit do të përballen me konkurrencë të fortë nga disa klube të Liga Premier, përfshirë Liverpoolin, Manchester Cityn dhe Newcastle United.“Ai ka qenë i lidhur me…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jordan, ku është pritur nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.Rama u shpreh i nderuar nga pritja e monarkut jordanez, duke e cilësuar atë si një mik të çmuar dhe një ndër figurat më të respektuara në arenën ndërkombëtare, shkruan rtsh.al.“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, ka shkruar Rama. Takimi vjen në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jordanisë, duke hapur rrugën për bashkëpunime të reja në fusha…
Në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO me financim nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, është publikuar episodi i parë i serisë së podcasteve “Duaj e Ruaj Pyjet”, kushtuar sektorit pyjor në vend.Ky episod sjell një diskutim me Fatos Mullën, inxhinier i diplomuar i pyjeve dhe ekspert me përvojë shumëvjeçare në zhvillimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin e burimeve natyrore. Në fokus të diskutimit ka…
Është mbyllur me sukses edhe java e 16-të në Superligën e Kosovës. Si çdo xhiro, Telegrafi ka zgjedhur formacionin më të mirë të javës.Favoritët përpos Prishtinës që lëshoi pikë me Ferizajn, i arkëtuan pikët e plota, me Ballkanin që e demoloi Prishtinën e Re, kurse Llapi e fitoi derbin me Gjilanin.Pas paraqitjeve të shkëlqyera, tre yjet e Gjilanit, si Taipi, Bilali dhe Adili kanë zënë në formacionin më të mirë, ku pas tyre vijnë edhe Serebe e Kryeziu i Ballkanit.Formacioni më i mirë i javës:Kujtojmë, Ballkani mbetet lider i vetëm me 29 pikë, dy më shumë se Prishtina që ka…
Veprimtari dhe lobisti shqiptar në SHBA, Faton Bislimi ka bërë të ditur se qëndrimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës janë zyrtarizuar përmes përfshirjes së tyre në draft-ligjin NDAA 2026 (Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare), një nga ligjet më të rëndësishme të sigurisë kombëtare në SHBA.Sipas Bislimit, drafti i NDAA-së, i cili ka kaluar në Senat dhe pritet të votohet edhe në Dhomën e Përfaqësuesve para se të dërgohet për dekretim në Zyrën Ovale, përmban një seksion të posaçëm që përcakton qartë politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën. “Qëndrimet e Amerikës me interes për Kosovë janë…
Dy burra të armatosur kanë vjedhur tetë vepra arti nga artisti francez Matisse dhe të paktën pesë të tjera nga piktori brazilian Cândido Portinari nga një bibliotekë në São Paulo.Ata thuhet se kanë hyrë në bibliotekë nga hyrja kryesore në orën 10:00 të dielën dhe kanë dalë nga e njëjta rrugë, duke u drejtuar drejt stacionit më të afërt të metrosë.Vjedhja vjen më pak se dy muaj pasi bota e artit u trondit nga një vjedhje në muzeun e Luvrit në Paris, ku hajdutët morën me vete xhevahire të çmuara.Gravurat e vjedhura nga Biblioteka Mário de Andrade të dielën ishin…
Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, ndërsa intensiteti jashtë zonave urbane është mesatar, informon Lidhja e Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).”Që nga ora 11:00, trafiku në hyrje dhe dalje nga vendkalimi kufitar Evzoni është bllokuar plotësisht. Në vendkalimin kufitar Niki (Mexhitli), trafiku është i bllokuar për kamionë dhe autobusë, ndërsa automjetet e tjera po lëvizin normalisht.Në vendkalimin kufitar Dojran, trafiku po zhvillohet pa probleme, por për shkak të intensitetit të shtuar, priten vonesa të herëpashershme gjatë hyrjes në vend”, thonë nga LAMM./Telegrafi/
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje plot stil dhe vetëbesim. E veshur me një kostum ngjyrë të kuqe të thellë, me prerje elegante dhe detaje të guximshme, ajo shfaqi një kombinim të përsosur mes finesës dhe sensualitetit.Flokët e lëshuara lirshëm dhe grimi i butë, me theks tek buzët dhe konturimi natyral i fytyrës, i dhanë një ndjesi të përkryer harmonie pamjes së saj. Olta Gixhari/InstagramDrita e ambientit dhe atmosfera intime e vendit ku ndodhej, e bënë çdo detaj të paraqitjes së saj të spikasë edhe më shumë.Qëndrimi i sigurt, shikimi i vendosur dhe eleganca…
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari nga 6 dhjetori filloi me fushatën e dytë vjetore për vaksinim oral të dhelprave dhe mishngrënësve të egër kundër sëmundjes së tërbimi.Siç informojnë nga AUV, fushata do të zbatohet deri në fund të dhjetorit me spërkatje me aeroplan të kurtheve vaksinave nga aeroporti sportiv në Shtip, me mbështetje financiare nga Agjencia Ekzekutive Evropiane Shëndetësore dhe Digjitale (HADEA). Vlera e mbështetjes nga Agjencia për periudhë prej tre vjetëve për vaksinimin oral pranveror dhe vjeshtor është rreth 2,5 milionë euro.Kurthet hidhen në gjithë territorin e shtetit, me përjashtim të vendeve të banuara, sipërfaqeve ujore dhe majave malore…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari