KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ramadan Krasniqi – Dani feston 68-vjetorin, vazhdon të mbetet një ikonë e skenës shqiptare

Ramadan Krasniqi – Dani feston 68-vjetorin, vazhdon të mbetet një ikonë e skenës shqiptare

Një prej emrave më të mëdhenj të muzikës shqiptare, Ramadan Krasniqi – Dani, feston sot ditëlindjen e tij të 68-të, duke shënuar edhe një tjetër vit në një karrierë të jashtëzakonshme që ka lënë gjurmë në skenën muzikore shqiptare.

I lindur më 5 gusht 1958 në Pejë, Dani prej dekadash konsiderohet nga publiku dhe kolegët si “mbreti i muzikës”, falë kontributit të tij të madh dhe repertorit të pasur që ka shoqëruar breza të tërë shqiptarësh.

Me më shumë se pesë dekada në skenë, ai ka ndërtuar një trashëgimi artistike mbresëlënëse, duke publikuar mbi 45 albume dhe dhjetëra hite që vazhdojnë të dëgjohen e të këndohen edhe sot.

Edhe në moshën 68-vjeçare, Dani mbetet një artist aktiv dhe i pandalshëm. Sezoni veror e gjen të angazhuar në koncerte, dasma, ahengje dhe mbrëmje festive, ku zëri i tij vazhdon të jetë ndër më të kërkuarit nga publiku.

Për vite me radhë, ai nuk ka qenë vetëm krenaria e Pejës dhe e Dukagjinit, por është shndërruar në një ikonë të muzikës shqiptare, duke fituar respektin dhe dashurinë e publikut në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët.

Në këtë ditë të veçantë, artisti ka marrë qindra urime nga familjarë, miq, kolegë, artistë dhe adhurues të shumtë, të cilët kanë shprehur vlerësimin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikë.

Me një karrierë që vazhdon të shkruajë histori dhe me një publik që e mbështet me të njëjtin entuziazëm si në fillimet e tij, Ramadan Krasniqi – Dani mbetet një nga figurat më të rëndësishme dhe më të dashura të muzikës shqiptare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.