- AKPPM ndalon shitjen në Kosovë të 48 barnave nga prodhuesi indian, urdhëron karantinimin e stokut
- Al Hilal ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me yllin e Arsenalit
- ZNAM: Dënojmë çdo glorifikim të krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës
- Marina mbretërore kaloi tre ditë duke ndjekur anijet ruse në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar
- Elijona Binakaj sjell atmosferën e verës me fotografitë e reja
- Vushtrria përballet me Dritën, publikohen formacionet zyrtare
- Juventusi synon yllin e Tottenhamit, marrëveshja shumë pranë finalizimit
- Gjashtë të vdekur pasi një anije pasagjerësh me 267 persona u fundos në brigjet e Qipros veriore
Author: korrektpress
Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ka ndërruar jetë një pacient 72-vjeçar, tek i cili në laborator ishte konfirmuar virusi i “Nilit Perëndimor”.Siç njoftoi drejtori i klinikës, Fadil Cana, pacienti që nga fillimi kishte simptoma të rënda dhe gjendje të theksuar neurologjike.Pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra dhe monitorimit të vazhdueshëm, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.Aktualisht, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë të shtruar 24 pacientë.Tek 19 prej tyre prania e virusit të Nilit Perëndimor është konfirmuar laboratorikisht, ndërsa 5 pacientë janë të dyshuar dhe janë në proces të diagnostifikimit.
Me bel të lartë dhe këmbë të gjera, kilotet prej xhinsi balancojnë siluetën dhe mund t’ju bëjnë të dukeni vizualisht më të gjataNuk e keni pasur “fat” të jeni të gjata si, për shembull, Cindy Crawford apo Gisele Bündchen, por jeni më afër Madonna-s, Kylie Minogue-s dhe “perëndeshave xhepi”? Nëse po, e dini se nuk është gjithmonë e lehtë të gjeni xhinse që i përshtaten figurës dhe gjatësisë suaj. Megjithatë, ekziston një model me të cilin këtë verë është shfaqur edhe Eva Longoria. Dhe shijes së një prej grave më tërheqëse të kohës sonë ia vlen t’i besohet, apo jo?…
Një zbulim i papritur, që vlerësohet të ketë një vlerë prej rreth 9 milionë eurosh, u bë nga punëtorët gjatë punimeve rinovuese në një ndërtesë në Saint-Gilles-lez-Termonde, në Flandrën Lindore, Belgjikë.Konkretisht, sipas Le Parisien, punëtorët ishin në bodrumin e ndërtesës të hënën, ku po instalonin tuba, kur zbuluan një kuti të fshehur në një mur. Kur e hapën, zbuluan se ajo përmbante një sasi të madhe ari : copëza ari, monedha dhe shufra.Sipas një vlerësimi fillestar të cituar nga media belge HLN, vlera totale e gjetjes mund të arrijë në 9 milionë euro. “Gjatë punës, punëtorët po instalonin tuba. Atëherë…
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Skender Qengajt nga Dragashi, i dyshuar shantazh dhe ngacmim.Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji qershor 2025 e në vazhdimësi deri më 12.08.2026, në territorin e Komunës së Dragashit, në Prizren dhe përmes aplikacionit “WhatsApp” dhe rrjeteve sociale “TikTok” e të tjera, i pandehuri Skender Qengaj, me nofkën “Keli”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka kanosur të dëmtuarën.Sipas dispozitivit të kërkesës, në kohën kur kishin filluar ngacmimet, e dëmtuara kishte qenë 17-vjeçare. Prokuroria pretendon se…
Pasi Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez hynë në “ujra martesore”, doli në dritë një dokument që konfirmonte atë që çifti nënshkroi në marrëveshjen e tyre paramartesore në lidhje me ndarjen e pronës.Çifti u martua në një ceremoni intime në vilën e tyre të bukur prej 30 milionë funtesh në zonën ekskluzive Quinta da Marinha të Cascais. As nëna e Ronaldos, Dolores, nuk ishte e pranishme, dhe vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e çiftit ishin të ftuar.Miliarderi dhe legjenda e futbollit, Ronaldo (41) dhe ish-shitësja joshëse Georgina (32) janë bashkë prej 10 vitesh, që kur u takuan në një dyqan Gucci…
Andrew Giuliani, ish-këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-drejtor ekzekutiv i task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës 2026, ka dalë fuqishëm në mbrojtje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.Giuliani, i cili ka punuar ngushtë me Infantinon para dhe gjatë turneut të kësaj vere, ka reaguar ndaj kritikave që kanë shpërthyer pas anulimit të planit “FIFA Forward Enterprise”.Në një intervistë për The Independent, amerikani i cilësoi kritikat ndaj Infantinos si të motivuara nga xhelozia dhe kalkulimet politike.“Është politikë. E kam parë këtë edhe më parë, kur sulmohej presidenti Trump për arsye politike. Njerëzit bëhen xhelozë kur të…
Një tërmet me magnitudë lokale 2.0 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar sot pasdite, në orën 18:08, në rajonin e Ohrit dhe Resnjës.Sipas të dhënave automatike nga aplikacionet sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të fshatit Kuraticë, në verilindje të Ohrit dhe Leskocit, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash.Tërmetet e kësaj magnitude klasifikohen si lëkundje shumë të dobëta dhe zakonisht mund të ndihen vetëm nga personat më të ndjeshëm ose në kushte të qeta, veçanërisht në katet e larta të ndërtesave.Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.
Afshet, pagjumësia, humbja e masës kockore dhe problemet me fertilitetin mund të shfaqen shumë më herët se pritej – por jo çdo paciente duhet t’i shmangë hormonetMenopauza e parakohshme nuk është gjithmonë pasojë e plakjes natyrore. Te shumë gra, pikërisht trajtimi i kancerit mund të shkaktojë ndërprerjen e papritur të funksionit të vezoreve, duke sjellë ndryshime të menjëhershme hormonale dhe simptoma që mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës.Si mund ta shkaktojë trajtimi i kancerit menopauzënEkspertët theksojnë se çdo grua, para fillimit të trajtimit, duhet të informohet për rrezikun e menopauzës së parakohshme, ndikimin e mundshëm në fertilitet dhe…
Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar në Vranidoll të Prishtinës, si pasojë e punimeve që po zhvillohen në rrugë.Një lexues i ka dërguar një fotografi Telegrafit, ku shihet fluksi i madh i automjeteve në këtë zonë.Për shkak të ngarkesës së trafikut, pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të planifikojnë kohën e udhëtimit.Shoferët këshillohen të kenë durim dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë./Telegrafi/
Një tren i dytë ka dalë nga shinat në Anglinë juglindore në më pak se 24 orë.Këtë e ka bërë të ditur Policia Britanike e Transportit, duke shtuar se oficerët e saj po shkonin në vendin e incidentit në Essex.“Po përgjigjemi së bashku me ndihmësit mjekësorë dhe shërbimin zjarrfikës. Aktualisht nuk ka të lënduar të raportuar”, tha Policia Britanike e Transportit në një deklaratë.Lajmi vjen më pak se 24 orë pasi 18 persona u plagosën, përfshirë dy rëndë, pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pranë Lewes në East Sussex, rreth 74 kilometra në jug të Londrës.Hetimet për shkakun e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari