KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Van Dijk hap derën e një largimi nga Liverpooli në verë

Van Dijk hap derën e një largimi nga Liverpooli në verë

Kapiteni i Liverpoolit, mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk, i ka hapur derën një largimi të mundshëm nga Anfield në fund të sezonit aktual, pavarësisht se këmbëngul se është i aftë të luajë për shumë vite të tjera.

Qendërmbrojtësi 35-vjeçar do të mbetet pa kontratë me Liverpoolin verën e ardhshme. Ai ka fituar dy tituj të Ligës Premier dhe një Ligë të Kampionëve në një karrierë të shkëlqyer.

Van Dijk i tha Sky Sports se ende nuk e di se çfarë do të ndodhë pasi të përfundojë ky sezon, por e ka hapur derën e një largimi të mundshëm gjatë verës 2027.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është që të ndihem mirë dhe të kujdesem për veten time, dhe mendoj se kam shumë vite të tjera përpara meje në fushë”, ka thënë fillimisht Van Dijk për Sky Sports.

“Çfarëdo që të ndodhë pas këtij sezoni, do ta shohim. Për momentin, kushdo që thotë se e di se çfarë do të bëj sezonin e ardhshëm nuk po thotë të vërtetën, sepse unë vetë nuk kam asnjë ide ndërsa po flas me ju tani”.

“Por unë jam i qetë për këtë, sepse ata që më njohin e dinë se unë përqendrohem vetëm në atë që mund të kontrolloj, që tani për tani është ndeshja me Manchester United, pastaj do të përqendrohemi në Ligën e Kampionëve dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë vitin e ri”.

Duke reflektuar mbi kohën e tij në Anfield, ai tha: “Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm. Do të kem mbushur pothuajse 10 vjet në verë, ka qenë një pjesë e madhe e jetës sime dhe do të jem përgjithmonë mirënjohës për gjithçka që ka ndodhur gjatë këtyre viteve”.

“Nëse kontrata rinovohet, do ta shohim, dhe nëse jo, do t’u them lamtumirë të gjithëve në verë”.

I pyetur se sa e vështirë do të ishte emocionalisht një largim, ai pranoi: “Po, do të jetë e vështirë për mua dhe për familjen time, ndoshta më shumë se për këdo tjetër, sepse ka qenë një kohë e mrekullueshme”.

“Por unë nuk shoh shumë larg në të ardhmen, dhe mendoj se kjo ka qenë gjithashtu pjesë e suksesit tim, dhe nuk do ta ndryshoj qasjen time tani. Çfarë do të ndodhë, do të ndodhë. Le të presim dhe të shohim”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.