Një grup i profesionistëve shëndetësor ka nisur protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.
E organizuar nga Iniciativa “Për dinjitetin e profesionistëve shëndetësorë”, ata po kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, mbrojtja e të drejtave dhe garantimi i dinjitetit për studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe profesionistët shëndetësorë.
Ata kanë thënë se kresat e tyre janë nevojë dhe jo privilegje.
Protesta është thirrur sipas organizatorëve pas mungesës së përgjigjes nga institucionet për kërkesën e iniciativës për takim, si dhe anulimi i një takimi të caktuar për 13 nëntor.
Albena Reshitja, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, tha se studentëve dhe mjekëve të rinj po u bëhet padrejtësi.
Ajo ka thënë se ata duhet të pritet nga institucionet përgjegjëse dhe të marrin zotime për plotësimin e kërkesave të tyre.
Reshitaj ka thënë se është e dhimbshme që këta mjek të rinj pas studimeve e sakrificave të mëdha ta shohin si mundësi migrimin.
“Është një padrejtësi që është duke u bërë ndër viteve, studentëve, mjekëve të ri, por edhe specia dhe atyre që duan të specializojnë, pasi që nuk ka transparencën s’ka dialog nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet tjera. Mjekët e rinj të papunë në Kosovë nuk po kërkojnë privilegje. Është e padrejtë që mbi 6 vite studime e sakrficë… këta ta rinj ta shohin mundësin e migrimit”, tha ajo. /teve1

