KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Rron Isufi, ish-banori i BBVK5 zbulon detaje, ja si qëndron mendimi i tij për Norën (VIDEO)

Rron Isufi, ish-banori i BBVK5 zbulon detaje, ja si qëndron mendimi i tij për Norën (VIDEO)

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 5, Rron Isufi, i cili u eliminua javën e kaluar nga gara, në emisionin "weekend" në Klan Kosova ka folur për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në vend.

Rroni ka folur për Norën, duke mos i kursyer fjalët e mira për të. Ai ka treguar se pozitiviteti dhe qetësia që i ka dhënë kjo banore kanë bërë që ta pëlqejë dhe të dëshirojë ta njohë më shumë.

“Pozitivitetin ia ka dhënë krejt shpisë… rahatinë që ma ka dhënë mu s’ma ka dhënë asnjë banor aty. Ajo më ka bërë që me pëlqy dhe pse jo me njoftë më shumë”, është shprehur Rroni.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe lojën e saj brenda shtëpisë, duke e vlerësuar për korrektësinë dhe autenticitetin.

“Është shumë korrekte si vajzë dhe besoj se është vetvetja komplet dhe besoj që ka me arritë shumë në lojë”, ka deklaruar ai.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.