Author: korrektpress

Tensionet u ndezën të hënën jashtë Aeroportit Ndërkombëtar Nikos Kazantzakis në Iraklio, Kretë, ndërsa fermerët dhe blegtorët protestues u përpoqën të bllokonin hyrjen kryesore.Demonstruesit ishin nisur nga stadiumi Pankritio i qytetit në një konvoj traktorësh, duke synuar të arrinin në aeroport si pjesë e përshkallëzimit të protestave mbarëkombëtare për shkak të vonesave të subvencioneve dhe rritjes së kostove të prodhimit. Policia kishte rrethuar rrugët e hyrjes në terminal, duke penguar konvojin të arrinte në ambientet e aeroportit.Dhe përleshjet shpërthyen kur protestuesit shtynë përpara, duke bërë që policia të përdorte gaz lotsjellës dhe “granata zhurmuese”. – YouTube www.youtube.com Demonstruesit hodhën gurë…

Read More

Një njëzet e shtatë vjeçar nga fshati Romanovce në rajonin e Kumanovës u ndalua dje, i njëjti kërkohej me urdhër arrest për të për të vuajtur dënimin me burg.”Më 08.12.2025 në orën 05.30, zyrtarët policorë në SPB Kumanovë e privuan nga liria S.Sh (27) nga fshati Romanovce, rajoni i Kumanovës”.”Ai kërkohej me urdhër arresti pas vendimit gjyqësor për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e shtatë muajsh për një krim të kryer sipas nenit 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë”.”S.Sh. u dërgua në institucionin ndëshkues dhe korrektues Kshanje për të vuajtur dënimin e tij”, tha policia…

Read More

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit 2025 e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile, i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”, IKD të martën publikoi promon “Kosova pa marrëveshje, pa qeveri, pa buxhet”, në të cilën theksohet se vendi ka mbetur i bllokuar si pasojë e mosformimit të Qeverisë dhe moskonstituimit të Kuvendit. Ndërkohë që tashmë jemi në prag të vitit të ri dhe vendi është pa buxhet e pa miratim të marrëveshjeve ndërkombëtare.Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 votuan 966,283 qytetarë të…

Read More

Christian Pulisic u bë heroi i Milanit në ndeshjen e kthimit kundër Torinos, të fituar me rikthim nga 2-0 në 3-2.Edhe pse ishte shtrirë në shtrat me temperaturë të lartë vetëm një ditë më parë, amerikani erdhi nga stoli dhe shënoi dy gola për t’i dhënë Milanit fitoren në një mbrëmje spektakolare që u kompletua nga një supergol i Adrien Rabiot.Performanca e Pulisic ishte në pikëpyetje serioze deri ditën e ndeshjes. Për shkak të temperaturës së lartë, ai nuk udhëtoi me ekipin, por iu bashkua atyre në Torino vetëm disa orë para ndeshjes. “Dy ditë më parë isha i shtrirë…

Read More

Flamur Bahtijari, pronari i AS Travel Club, është bërë kosovari i parë që udhëton drejt Seychellesme pasaportë të Republikës së Kosovës, duke hapur një destinacion të ri tropikal për qytetarët tanë. Nga Business Class drejt ishullit Mahé, ai publikoi pamje dhe shkroi: “Seychelles është tanii hapur për pasaportën e Kosovës, sepse dikush duhej të ishte i pari.”Udhëtimi shënon finalizimin e një procesi shumëvjeçar që Bahtijari ka zhvilluar në panairendërkombëtare të turizmit. Rruga nisi në vitin 2019 me takimin e tij të parë zyrtar me Didier Dogley, Ministrin e atëhershëm të Turizmit të Seychelles, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit dhe…

Read More

Ndërsa tensionet midis fuqive botërore thellohen, udhëheqësit evropianë dhe opinioni janë gjithnjë e më të interesuar për sisteme ushtarake të reja dhe me teknologji të lartë – duke përfshirë nëndetëset me energji bërthamore, shkruan euronews.Një nëndetëse bërthamore është një teknologji e ndjeshme që aktualisht përdoret vetëm nga gjashtë vende: Franca, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe India, transmeton Telegrafi.Por kohët e fundit ato kanë tërhequr më shumë vëmendje. Javën e kaluar, forcat ushtarake franceze hapën zjarr ndaj dronëve të paidentifikuar që fluturuan mbi një strukturë nëndetësesh bërthamore në Bretanjë.Dhe në nëntor, qeveria amerikane tha se do të…

Read More

Në prag të nisjes së edicionit të pestë të Big Brother Vip Albania, fituesja e sezonit të tretë, Egla Ceno, ka publikuar një mesazh të fuqishëm për vajzat që do të hyjnë këtë vit në shtëpinë më të famshme në vend. Egla, e njohur si një nga banoret më të forta, më të qëndrueshme dhe më të papërkulura që ka pasur ndonjëherë formati, thekson se ajo vetë nuk u dorëzua asnjë ditë, pavarësisht sfidave dhe presioneve.Në postimin e saj, Ceno i kujton konkurrentet femra se publiku shpesh pret prej tyre të jenë të përmbajtura, të qëndrojnë “brenda vijave të bardha”…

Read More

KRU Prishtina informon qytetarët se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë punime teknike dhe kontrolle në disa pjesë të rrjetit të ujësjellësit, me qëllim përmirësimin e shërbimit dhe sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë.Punimet do të zhvillohen në këto lokacione: Rr. Ibrahim Pacolli Rr. Rexhep Shema Rr. Hyzri Talla Rr. Bislim Makolli Rr. Isa Kastrati Rr. Tringa Ismajli Rr. Dalip Alshiqi Rr. Vehat Mustafa Rr. Faik Ukë Hoxha Fsh. Lebane KRU Prishtina njofton se gjatë intervenimeve mund të ndodhin ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë dhe kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve. Punimet kanë për qëllim…

Read More

Kryetari i ri i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka nisur formimin e kabinetit të tij drejtues, duke emëruar një sërë zyrtarësh në pozita kyçe të administratës komunale.Në mesin e emërimeve të para, Prebreza ka prezantuar Shpend Bardiqin si Nënkryetar të Komunës. Bardiqi, i njohur si aktivist i hershëm dhe ish-kryetar i Qendrës së Fushë Kosovës, ka qenë edhe asamblist aktiv dhe një prej kontribuuesve kryesorë në fitoren e subjektit të tij në zgjedhje. Kryetari e uroi atë për detyrën e re, duke theksuar sfidat dhe proceset që presin komunën në ditët në vijim, raporton Telegrafi.Ndërkohë, Ylber Kelmendi ka njoftuar se…

Read More

Te Real Madridi po zhvillohet një krizë e plotë në stol dhe shkarkimi i Xabi Alonsos duket çështje ditësh. Florentino Perez ka tentuar një lëvizje të papritur duke i ofruar Zinedine Zidane një rikthim të përkohshëm deri në fund të sezonit, por francezi e ka refuzuar pasi thuhet se ka një marrëveshje verbale për të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës pas Botërorit 2026.Pakënaqësia me Alonson është rritur ndjeshëm pas humbjes së fundit, ndërsa drejtuesit e akuzojnë për mungesë autoriteti në dhomën e zhveshjes, tolerim ndaj yjeve dhe ulje të intensitetit në përgatitjet taktike. Florentino Perez raportohet të jetë shumë…

Read More