Një zjarr është raportuar në qytetin e Ferizajt, pranë Sallës së Sporteve.
Një qytetar i ka dërguar Telegrafit fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen flakët dhe tymi.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri te zjarri, ndërsa nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar.
Për më shumë detaje priten informacione nga autoritetet. /Telegrafi/