Villarreali është kundërshtari që ka vuajtur më së shumti nga Lamine Yamal që prej promovimit të tij në ekipin e parë të Barcelonës.
Sulmuesi katalunas ka realizuar pesë gola në gjashtë përballje me skuadrën spanjolle, duke lënë pas të gjithë rivalët e tjerë.
Paraqitjen e parë të madhe kundër Villarrealit, Yamal e pati në gushtin e vitit 2023.
Në fitoren 4:3 të Barcelonës në La Ceramica, ai asistoi për Gavi dhe dy herë goditi shtyllën, në një ndeshje ku, pavarësisht moshës së re, tregoi talentin e tij të jashtëzakonshëm.
Pas dy ndeshjeve të tjera pa shënuar, ylli i Barcelonës realizoi golin e parë ndaj Villarrealit në përballjen e katërt.
Më pas, në sezonin e kaluar, shënoi në fitoren 2:0 në transfertë dhe realizoi tri herë në triumfin 4:1 në Camp Nou, duke regjistruar het-trikun e parë të karrierës së tij profesioniste.
Me 62 gola në 167 ndeshje zyrtare për Barcelonën, Yamal vazhdon të ndërtojë një histori të veçantë me fanellën katalunase.
Villarrealin e ndjek Athletic Bilbao me katër gola të pësuar prej tij, ndërsa Real Madridi dhe disa skuadra të tjera kanë nga tri. Tashmë, sulmuesi synon të shtojë bilancin e tij në duelin e së dielës. /Zëri

