KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“I njëjti njeri, stoik e çlirimtar”, mesazhi i “Liria ka Emër” për Jakup Krasniqin

“I njëjti njeri, stoik e çlirimtar”, mesazhi i “Liria ka Emër” për Jakup Krasniqin

Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar një mesazh kushtuar ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas vizitës së tij të fundit në Kosovë.

Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, platforma ka bërë një krahasim mes dy periudhave të ndryshme të jetës së Krasniqit, duke iu referuar angazhimit të tij në luftën për çlirimin e Kosovës dhe përballjes së tij aktuale me procesin gjyqësor në Hagë, transmeton lajmi.net.

“Dy kohë të ndryshme, dy beteja për liri. E para për të gjithë, e dyta sërish për të gjithë – për Kosovën, për UÇK-në, për historinë”, thuhet në postim.

Në fund të mesazhit, platforma i është drejtuar Krasniqit me fjalët: “I njëjti njeri. Stoik e çlirimtar, atëherë, sot e përjetë! Baci Jakup”./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.