KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protesta para Akademisë së Arteve, Rama buzëqesh dhe fton protestuesit në dialog: Hajdeni!

Protesta para Akademisë së Arteve, Rama buzëqesh dhe fton protestuesit në dialog: Hajdeni!

Studentët kanë dalë këtë të shtunë në protestë pranë Akademisë së Arteve në Tiranë, aty ku po zhvillohej Asambleja e Partisë Socialiste të Tiranës.

Në momentin kur kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet ku mbahej Asambleja, protestuesit kanë nisur thirrjet kundër qeverisë, duke brohoritur: “Poshtë diktatura! Qeveri e krimit!”, raporton Top Channel, transmeton IndeksOnline.

Rama ka reaguar duke buzëqeshur dhe përshëndetur protestuesit, ndërsa u është drejtuar me fjalën “hajdeni”, duke i ftuar për dialog.

Ndërkohë, një ditë më parë, kryeministri ka zhvilluar një takim me një grup studentësh, të cilët sipas tij, kërkojnë të protestojnë në mënyrë paqësore dhe jo përmes përdorimit të gurëve.

Për takimin, Rama ka publikuar edhe një video në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se me studentët ka rënë dakord që, për momentin, të mos bëhet publik debati i zhvilluar mes tyre, por vetëm pamjet nga takimi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.