Author: korrektpress

Sot, Kuvendi miratoi Buxhetin e vitit 2026, i cili është planifikuar si instrument i konsoliduar dhe real për menaxhim të përgjegjshëm të financave publike, nivel të qëndrueshëm të deficitit buxhetor dhe borxhit publik.Të hyrat e përgjithshme në Buxhetin e vitit 2026 janë planifikuar në nivel prej 374.9 miliardë denarëve, shpenzimet janë planifikuar në nivel prej 414.2 miliardë denarëve, ndërsa deficiti buxhetor është parashikuar në vlerë absolute prej 39.2 miliardë denarëve ose në nivel prej 3.5% të PBB-së së planifikuar.Për investime kapitale janë planifikuar 40.1 miliardë denarë, të destinuara për realizimin intensiv të projekteve infrastrukturore, energjetike dhe kapitale që janë kruciale…

Read More

Në zgjedhjet për kryetar të qytetit Miamit, demokratja Eileen Higgins fitoi ndaj kandidatit republikan Emilio Gonzalez, duke u bërë kryetarja e parë demokrate në gati 30 vjet dhe gruaja e parë në historinë e qytetit që mban këtë post. Megjithëse gara ishte formalish pa ngjyrime partiake, mbështetja e fuqishme që Gonzalez kishte nga presidenti Donald Trump ngriti interes. Por, Higgins fitoi në balotazh me rreth 59 për qind të votave – duke i dhënë fitoren një kandidature që përkrah të drejtat e emigrantëve dhe përmirësimin e kushteve ekonomike, raporton AP. – YouTube www.youtube.com Në fushatën e saj, Higgins u angazhua…

Read More

Babë e bir nga Florida për pak ia dolën të shmangnin vaktin e radhës për një aligator, pasi mbetën zbathur dhe të bllokuar në Everglades të Floridës.”Karvanit tim me katër rrota i mbaroi benzina, ngecëm në një gropë balte”, u tha babai dispeçerëve të policisë pasi thirri për ndihmë.Mbrëmjen e 4 dhjetorit, drita e ditës po venitej shpejt. Ai kishte përdorur pikat e fundit të karburantit për të provuar të shpëtonte nga balta.”Zotëri, jemi bllokuar në Everglades”, vazhdoi ai, transmeton Telegrafi.Të dy kishin humbur këpucët në kaos duke i lënë dyshen zbathur dhe të lagur në rezervatin kombëtar Big Cypress…

Read More

Sot më 10 dhjetor 2025, Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë, me kushte të vendosura pas rishikimit të fundit të paraburgimit nga Gjykatësi.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në vendimin e tij të 3 dhjetorit, 2025, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të Kilaj në tetor 2025 dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as proporcionale. “Megjithëse Gjykatësi konstatoi se ekzistonte njëfarë rreziku që në qoftë se lirohet, Kilaj mund të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera, ai arriti…

Read More

Kosova Health Forum 2025 hap dyert e veta neser me date 11.12.2025 ne Hotel Emerald me fillim nga ora 09:00.Ky forum realizohet nga Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës dhe Chester Group, me mbështetjen e LuxDev dhe Bankës Botërore, duke bashkuar vendimmarrësit kryesorë, profesionistët shëndetësorë, përfaqësuesit e sektorit privat dhe donatorët ndërkombëtarë. Synimi kryesor i forumit është të kthehet në platformën udhëheqëse të dialogut dhe bashkëpunimit për avancimin e sistemit të shëndetësisë në Kosovë. Njëherazi, nëpërmjet diskutimit dhe partneriteve, Kosova pozicionohet si një qendër rajonale për dialog dhe inovacion në fushën e shëndetësisë, në rajon dhe më gjerë.Ky forum shënon…

Read More

Hyrja e Fjolla Morinës në Big Brother VIP Kosova 4 mbrëmjen e së hënës u kthye menjëherë në momentin më të komentuar të spektaklit. Këngëtarja, e cila njihet për energjinë dhe karakterin e saj të fortë, premtoi dinamika të reja që nga sekonda e parë brenda shtëpisë.Ajo befasoi jo vetëm publikun, por edhe njerëzit e saj më të afërt. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)Gjatë bisedave me banorët, Fjolla tregoi se hyrjen e kishte mbajtur të fshehtë pothuajse nga të gjithë, madje edhe nga vajza e saj e madhe, Lediana. Sipas saj,…

Read More

Komuna e Podujevës ka bërë publike listën përfundimtare të 29 përfituesve të projektit “Ngritja dhe Zhvillimi i Bizneseve”, i cili zbatohet nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përfituesit janë përzgjedhur pas vlerësimit të aplikimeve, me qëllim të fuqizimit të bizneseve lokale dhe rritjes së kapaciteteve të tyre prodhuese.Lista përfshin biznese dhe individë nga Podujeva dhe fshatrat përreth, të cilët do të pajisen me makineri profesionale dhe pajisje të ndryshme, varësisht nga nevojat e tyre operacionale. Ndër pajisjet e ndara janë makina qepëse industriale, mikserë për brumë, makineri për shtypjen e nxehët, pajisje për industrinë ushqimore, frigoriferë profesionalë, si dhe…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski sot përsëri konfirmon se nuk do vijnë emigrantë nga Britania e Madhe në Maqedoni.Ai tha se nëse Filipçe dhe të tjerët deri në pranverë gjejnë ndonjë emigrantë të ardhur nga Britania e Madhe, siç tha Mickoski, do të largohet nga politika.”I lë hapësirë deri në pranverë Venko Filipçes, së bashku me profesor Fërçkoskin dhe Andrej Zhernovskin, për të kërkuar emigrantë në të gjithë Maqedoninë që janë pjesë e Marrëveshjes me Britaninë e Madhe. Nëse gjejnë një, unë do të largohem përgjithmonë nga politika. Përndryshe, ata duhet të kërkojnë falje nga unë dhe qytetarët që përhapën panik të…

Read More

Autoritet ukrainase kanë deklaruar se kanë zbuluar një skemë që shiste në mënyrë të paligjshme anije të çmontuara të marinës ukrainase.Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe policisë së Kievit, një ish-zyrtar i ministrisë së Mbrojtjes dhe dy punonjës të ndërmarrjes shtetërore “Ukrspetstorg”, një kompani e përfshirë në importe dhe eksporte, janë njoftuar zyrtarisht për dyshime.Në ligjin ukrainas, një njoftim dyshimi paraprin akuzat zyrtare.Burime i thanë RBC-Ukrainë se figura kyçe në këtë rast është Ruslan Pokotyl, një ish-drejtues departamenti në ministrinë e Mbrojtjes i cili ishte përgjegjës për asgjësimin e aseteve ushtarake.Hetuesit zbuluan se ish-zyrtari, i cili kishte qasje në…

Read More

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj njëmbëdhjetë personave, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të bixhozit dhe armëmbajtje pa autorizim. Dhjetë prej tyre – A.O, G.N, A.Sh, H.R, M.K, P.A, E.B, A.J, R.B dhe F.H – akuzohen për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa i pandehuri F.M ngarkohet me veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Sipas aktakuzës prej 26 faqesh, Prokuroria ka dokumentuar veprimet e secilit të pandehur, bazuar në hetimet e zhvilluara brenda afatit ligjor. Në dosje thuhet se më 17 gusht 2025, rreth orës 02:00,…

Read More