Author: korrektpress

Lista e të arratisurve më të kërkuar e Europol-it është përditësuar dhe faqja e re e internetit, e ridizajnuar, tashmë është funksionale.Shtesa kryesore e fundit në faqen e internetit është funksioni i ri i njoftimeve me e-mail, i cili u mundëson përdoruesve të regjistrohen për të marrë njoftime sa herë që shtohen të arratisur të rinj.Ky funksion siguron që publiku të jetë i informuar për përditësimet më të fundit dhe të mund të reagojë shpejt nëse njeh ndonjë nga personat e paraqitur, duke ofruar informacione kyçe që mund të çojnë në arrestime.Në listë janë shtuar 18 të arratisur të rinj,…

Read More

Benita Zena dhe Toney janë munduar të sqarohen në ditën e sotme (e mërkurë) pas përplasjeve që patën së fundmi.E kjo duket se nisi për shkak të banores tjetër, Elijona Binakaj, që sipas këngëtares po e provokon atë.Toney ia tregoi të vërtetën se si ishte rasti dhe se nuk kishte ndonjë qëllim tjetër. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)Benita në ndërkohë bëri një deklaratë të fortë, që duket si një lloj kërcënimi për konkurrenten e lartpërmendur.”Unë e mbys krejt e kapi edhe dal jashtë as nuk ma ndjen. E mbys në atë…

Read More

Ish-ministri i Brendshëm dhe koordinatori aktual i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, thotë se i ka hedhur poshtë plotësisht akuzat në, siç thotë ai, të ashtuquajturin raport nga Ministria e Brendshme për keqpërdorim të dyshuar të pozitës dhe autoritetit zyrtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.Në një deklaratë për “Lokalno”, ai tha se nuk është i befasuar nga metodat e tilla. MPB dorëzon kallëzim penal kundër ish-ministrit Oliver Spasovski “Asgjë e re, OBRM-PDUKM kthehet në skenë. Sa herë që publiku duhet të shpërqendrohet nga skandalet e vërteta të qeverisë. OBRM-PDUKM ikën dhe dëshiron të largojë vëmendjen nga temat e rëndësishme, tragjedia në…

Read More

Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, Prindon Sadriu, ka marrë ftesë zyrtare nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në muajin mars.Samiti i dedikohet iniciativës globale “Fostering the Future Together”, të udhëhequr nga Zonja e Parë Melania Trump, së cilës Kosova iu bashkua në shtator të vitit 2025.Kjo nismë synon të vërë në dispozicion teknologji të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, për mbështetjen e fëmijëve, prindërve dhe edukatorëve, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e të rinjve nga rreziqet online. Kompanitë…

Read More

Komuna e Drenasit ka mbajtur sot seancën inauguruese të Kuvendit Komunal, në të cilën u bë betimi i anëtarëve të rinj të kuvendit dhe betimi i kryetarit të rizgjedhur, Ramiz Lladrovci, për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.Anëtarët e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 12 tetorit 2025 u zotuan për të ushtruar detyrën me integritet, transparencë dhe në përputhje me ligjin, duke shënuar nisjen e legjislativit të ri lokal.Në këtë seancë, kryetari Lladrovci dha betimin solemn për herë të katërt, duke theksuar përkushtimin e tij për qeverisje bashkëpunuese dhe në shërbim të qytetarëve të komunës, pa dallime politike, familjare apo shoqërore.…

Read More

Ambasadorët e BE-së kanë miratuar një plan që Bashkimi të ndërpresë plotësisht importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027.European Pravda, ka cituar një zëdhënës të presidencës daneze të Këshillit të BE-së, transmeton Telegrafi.”Coreper I ka konfirmuar marrëveshjen mbi tekstin përfundimtar të kompromisit dhe tani do ta informojë Parlamentin Evropian si zakonisht”, tha ndër tjera.Parlamenti Evropian pritet të votojë për vendimin në fillim të vitit 2026, pas së cilës ai do të miratohet zyrtarisht nga Këshilli i BE-së.Ambasadorët arritën marrëveshjen pasi presidenca e Këshillit të BE-së dhe negociatorët e Parlamentit Evropian siguruan një marrëveshje të përkohshme më 3…

Read More

Manchester United ka vendosur tre objektiva kryesorë për përforcimin e mesfushës: Elliot Anderson i Nottingham Forest, Adam Wharton i Crystal Palace dhe Carlos Baleba i Brighton, sipas Laurie Whitwell nga The Athletic. Klubi po kërkon futbollistë të nivelit të Ligës së Kampionëve, në përputhje me ristrukturimin e Old Trafford dhe vizionin e trajnerit Ruben Amorim, të nxitur nga forma pozitive e javëve të fundit.Sipas Whitwell, Anderson është i gatshëm për një hap të madh në karrierë dhe synon një klub që luan në Ligën e Kampionëve, ndërsa Adam Wharton gjendet në një situatë të ngjashme për sa i përket ambicieve…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët e Dragashit se është detyruar të ndërpresë përkohësisht furnizimin me ujë të pijes në qendrën e qytetit, si pasojë e disa defekteve të shumta të shkaktuara nga një operator ekonomik.Sipas kompanisë, defektet kanë bërë që niveli i ujit furnizues të bjerë nën minimumin e lejuar, çka ka rrezikuar furnizimin me ujë në zonat e tjera të qytetit. Për këtë arsye, ndërprerja e përkohshme është konsideruar e domosdoshme.KRU “Hidroregjioni Jugor” bën të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas sanimit të plotë të defekteve nga operatori përgjegjës, ndërsa u…

Read More

Ndërmarrja Publike Lokale “Ambienti” ka njoftuar se ekipet e saj kanë realizuar sot punime mirëmbajtjeje në hapësirat përreth banesave kolektive në dy lokacione në qytet: në Rrugën e Gjilanit dhe në Rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.Sipas njoftimit, punëtorët kanë kryer pastrimin e hapësirave të gjelbra, si dhe krasitjen e drunjëve dekorativë, me qëllim të mirëmbajtjes dhe rregullimit të mjedisit publik.Nga ndërmarrja theksohet se aktivitetet e tilla do të vazhdojnë në mënyrë të rregullt, me synim krijimin e një ambienti më të pastër, më të gjelbër dhe më të këndshëm për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

Read More

Drejtori i përgjithshëm i Google, Sundar Pichai, njoftoi se kjo kompani teknologjike po konsideron mundësinë e ndërtimit të qendrave të të dhënave në hapësirë, me qëllim që të shfrytëzohet më mirë energjia diellore. Në një intervistë për Fox News, Pichai tha se Google punon intensisht në zhvillimin e kompjuterëve kuantikë, por po ashtu zhvillon edhe projekte ambicioze. “Po punojmë në kompjuterizim kuantik, dhe në atë frymë – një nga idetë tona të mëdha është që një ditë të mund të kemi qendra të të dhënave në hapësirë që do të shfrytëzojnë më mirë energjinë e Diellit”, tha ai. Pichai pohoi…

Read More