- Si u bë Boca Juniors klubi i futbollit më i rëndësishëm nga ana kulturore jashtë Evropës
- Ronaldo “ia vjedh” golin shokut të skuadrës, shënon të 978-in në karrierë
- Ish-Miss USA u rrëzua dy herë para një salle plot në ceremoninë e lamtumirës së kurorës, reagimi i saj u bë hit në internet
- Waymo në Mynih – a mund t’i bëjnë veturat autonome rrugët e Evropës më të sigurta?
- Çfarë dihet për vizitën surprizë të shefit të CIA-s në Moskë?
- BE shpreh “keqardhje të thellë” për vendimin e KGJK-së për gjyqtarët serbë
- Hamburgu nuk llogaritë në të – Emir Sahiti mund të gjejë shpëtim te klubi tjetër gjerman
- Si ndikon referendumi në Islandë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
Author: korrektpress
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident tjetër trafiku ka ndodhur sot në ora 07:30 në rajonin e Pejës, saktësisht në Loxhë.Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i tha Telegrafit se nga ky aksident dy persona janë të lënduar, ndërkaq të përfshira kanë qenë dy vetura. Telegrafi mëson se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë. Dy të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës për trajtim mjekësor. /Telegrafi/
Ylli i Manchester Cityt, Rodri, është pranë transferimit zyrtar te Barcelona gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.Real Madridi kishte nisur negociatat me Rodrin për ta transferuar në skuadër dhe lojtari kishte pranuar t’i bashkohej ‘Los Blancos’, por gjithçka ndryshoi në mënyrë befasuese sapo Barcelona hyri në garë.Ky zhvillim shkaktoi një valë reagimesh. Rivaliteti mes dy gjigantëve spanjollë pritet të bëhet edhe më i ashpër këtë sezon, pas asaj që ndodhi me kapitenin e Spanjës.Legjenda e Real Madridit, Jorge Valdano, mendon se transferimi i Rodrit nuk do të ndikojë shumë në stilin e lojës së Barcelonës. “Transferimi i Rodrit është një…
Ekrem SpahiuShqipëria po kryen reformën e katërt territoriale në 36 vjetët e demokracisë. Kundrejt kësaj manie politike, lind një pyetje legjitime: kujt i ka shërbyer deri tani dhe kujt do t’i shërbeje reforma e re?Reforma e vitit 2014 kaloi nga 373 njësi vendore në 61 bashki! Opozita nuk mori pjesë fare në atë reformë, çka i la dorë të lirë partisë në pushtet (PS) të krijonte bashki të personalizuara!Tani, pas rreth 12 vitesh në zbatimin e saj, po diskutohet një hartë e re, ku PS kërkon 46 bashki dhe PD 100! Duket qartë se, Reforma Territoriale, edhe këtë herë do…
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat gjashtë janë aktive, një është nën kontroll dhe 22 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.”Zjarret aktive janë: në Komunën e Studeniçanit pranë fshatrave Morane, Vrtekica dhe Ramni Gaber; në Komunën e Makedonski Brod pranë lokalitetit Vidush dhe fshatrave Dragov Dol, Lokvica dhe Deviç; në komunat Veles dhe Zelenikovë pranë fshatrave Slp, Gorno Selo, Karabunishte, Buzallkovë, Dobrino dhe Tisovicë; në komunat Jegunovce dhe Saraj pranë fshatrave Kopance, Tudence dhe Bojanë;në komunën e Prilepit pranë fshatit Canishte; dhe në komunën e…
Bruno Fernandes zhvilloi një sezon rekord me Manchester Unitedin në Ligën Premier vitin e kaluar, duke regjistruar 21 asistime, më së shumti nga çdo lojtar në një sezon të vetëm në historinë e klubit në elitën angleze.Edhe pse mund të dukej e qartë se Michael Carrick do ta dëshironte fituesin e çmimit ‘Lojtari i Vitit në Ligën Premier 2026’ në ‘Old Trafford’ edhe për sezonin e ardhshëm, kjo nuk i ndali raportimet e shumta që e lidhnin portugezin me një largim nga Manchesteri.Galatasaray, Juventus dhe Milan besohej se ishin të interesuar për transferimin e Fernandesit, duke e konsideruar atë një…
Dua Lipa ka shijuar një udhëtim të veçantë vetëm me vajzat në Portofino të Italisë, ku është bashkuar me shoqet për të festuar martesën e afërt të mikeshës së saj të ngushtë, Ella-s. Këngëtarja 30-vjeçare ndau disa momente nga arratisja në Instagram, duke treguar atmosferën festive dhe pamje nga pushimet.Në fotografitë e publikuara, Dua shfaqet me bikini trekëndëshe teksa relaksohet pranë detit, ndërsa në një tjetër moment pozon me nusen e ardhshme, e veshur me një fustan të bardhë sateni. “Udhëtim i madh sepse Ella do të martohet”, shkroi këngëtarja në përshkrimin e postimit.Festimet kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjeve, ku…
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturave, që ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Pejë–Prishtinë, në Kliqinë të Pejës.Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:42.Ndërkohë, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se në Emergjencë janë pranuar tre pacientë si pasojë e aksidentit. Një i vdekur dhe tre të lënduar – aksident mes tri veturave në Kliqinë të Pejës Sipas spitalit, njëri…
Në vendin ku u gjet e pajetë aktorja amerikane Hayden Panettiere është gjetur një dozë Narcan, ilaçi që përdoret në raste emergjente për të bllokuar efektet e mbidozimit nga opioidet. Sipas raportimeve, ilaçi u gjet mbi një dyshek në apartamentin e saj në Greenville, Karolina e Jugut.Megjithatë, ende nuk dihet nëse Narcan ishte përdorur nga vetë Panettiere apo nga ndonjë person tjetër që ndodhej në apartament. Hayden Po ashtu, autoritetet nuk kanë konfirmuar se mbidozimi ishte shkaku i vdekjes së saj.Në komunikimet e shërbimeve emergjente, fillimisht u raportua për një grua të paidentifikuar që kishte pësuar arrest kardiak. Disa minuta…
Rafael Leao i është ofruar Romës nga super-agjenti Jorge Mendes, pasi Milani po kërkon një blerës për anësorin portugez, raporton gazetari Sacha Tavolieri.Sipas raportimeve, Mendes ka kontaktuar të hënën familjen Friedkin, pronarët e Romës, për t’ua propozuar Leaon në emër të Milanit, në një zhvillim të papritur në merkato.Klubi italian tani po e shqyrton mundësinë e transferimit të 27-vjeçarit dhe po vlerëson nëse një lëvizje e tillë do të përshtatej me planet e tyre për sezonin e ri.Milani është i gatshëm të ulë kërkesat financiare për Leaon. Çmimi i kërkuar për portugezin raportohet se ka zbritur në rreth 40 milionë…
Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes, raporton A2cnn.Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari