- Si u bë Boca Juniors klubi i futbollit më i rëndësishëm nga ana kulturore jashtë Evropës
- Ronaldo “ia vjedh” golin shokut të skuadrës, shënon të 978-in në karrierë
- Ish-Miss USA u rrëzua dy herë para një salle plot në ceremoninë e lamtumirës së kurorës, reagimi i saj u bë hit në internet
- Waymo në Mynih – a mund t’i bëjnë veturat autonome rrugët e Evropës më të sigurta?
- Çfarë dihet për vizitën surprizë të shefit të CIA-s në Moskë?
- BE shpreh “keqardhje të thellë” për vendimin e KGJK-së për gjyqtarët serbë
- Hamburgu nuk llogaritë në të – Emir Sahiti mund të gjejë shpëtim te klubi tjetër gjerman
- Si ndikon referendumi në Islandë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
Author: korrektpress
Uji po devijohet në Danub në Hungari dhe barkat po fundosen qëllimisht në një përpjekje për të rritur nivelet kritikisht të ulëta të lumenjve dhe për të parandaluar një mbyllje tjetër në centralin bërthamor Paks të vendit.Që nga mesdita e së hënës, 20 metra kub ujë shtesë në sekondë janë lëshuar në Danubin kryesor nga dega Ráckeve-Soroksár në Dömsöd, rreth 50 kilometra në jug të Budapestit. Masa ka rritur nivelin e lumit me rreth dy centimetra, transmeton Telegrafi.Më poshtë rrjedhës në Paks, rreth 100 kilometra në jug të kryeqytetit hungarez, dy barka po përgatiten gjithashtu për fundosje të kontrolluar.Uji po…
Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski dje u bëri thirrje qytetarëve, nëse vërejnë një shpend të egër të ngordhur, veçanërisht një korb, ose ndonjë shpend tjetër, ta raportojnë rastin në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.”Rezervuarët më të zakonshëm të Etheve të Nilit Perëndimor janë korbat. Kemi një apel për raportim pasiv, domethënë të gjithë qytetarët që gjejnë një shpend të egër të ngordhur, korb ose ndonjë shpend tjetër, ta raportojnë atë në Agjencinë e Ushqimit”, tha Klekovski.Siç informoi ai, deri më tani ka pasur një raport nga Gostivari, por virusi i Nilit Perëndimor nuk është identifikuar te shpendi.Klekovski tha se përcaktimi…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 18 gusht 2026.Krahasuar me një ditë më parë, çmimi i naftës ka mbetur i pandryshuar, ndërsa benzina është liruar për 1 cent dhe gazi është shtrenjtuar për 1 cent.Sipas vendimit, çmimet maksimale janë: Nafta (dizel): 1.76 euro për litër, Benzina: 1.49 euro për litër dhe Gazi: 0.62 euro për litërÇmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.MINT ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve lidhur me çmimet e derivateve mund të adresohen te institucionet përkatëse. /Telegrafi/
Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturave në rrugën Pejë–Prishtinë, në Kliqinë të Pejës.Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.“Rreth orës 05:42 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Kliqinë, ku janë përfshirë tri vetura. Fillimisht janë raportuar katër persona të lënduar”, ka thënë Gashi.Sipas tij, njëri prej të lënduarve është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku më pas ka ndërruar jetë.“Njëri prej të lënduarve, pasi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës,…
Festivali i Filmit në Sarajevë ka një histori që nis gjatë viteve të luftës dhe rrethimit të qytetit. Në vitin 1993, në Sarajevën e rrethuar, u krijua kinemaja e luftës Apollo, si një mënyrë për t’u përballur me realitetin e vështirë dhe për të ruajtur një ndjenjë normaliteti.Dy vite më vonë, nga e njëjta frymë lindi Festivali i Filmit në Sarajevë, i cili me kalimin e viteve u shndërrua në një nga manifestimet më të rëndësishme të filmit në rajon. Festivali i Filmit në SarajevëGratë kanë pasur një rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin e festivalit.Izeta Gradevic, e cila…
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrur për sot në ora 09:00 një takim me partitë parlamentare, për siç ka thënë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Presidentit.Haxhiu u ka dërguar ftesë partive parlamentare, por jo të gjitha i janë përgjigjur pozitivisht.Në fakt, në takim do të jetë vetëm kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga e cila parti vjen edhe vetë Haxhiu.Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca i kanë thënë jo takimit me Haxhiun. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka bërë të ditur se PDK…
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë periudhës 10–16 gusht 2026 janë raportuar gjithsej 10 raste të vjedhjeve dhe katër raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt.Sipas raportit javor të Policisë, të gjitha 10 rastet e vjedhjeve janë raportuar në territorin e Komunës së Ferizajt.Ndërkaq, nga katër rastet e dhunës në familje të raportuara gjatë kësaj periudhe, tri kanë ndodhur në Ferizaj dhe një në Shtime.Gjatë së njëjtës periudhë, Policia ka realizuar edhe urdhëresa të gjykatave, me ç’rast janë arrestuar 21 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.Policia Rajonale e Ferizajt ka…
Këto janë pamjet pak çaste pas shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, ku katër persona mbetën të plagosur.Në pamje shihet skafi në det, larg bregut, ndërsa disa qytetarë afrohen me shpejtësi për t’u ardhur në ndihmë personave të dëmtuar. Ndërhyrja është kryer me mjete lundruese dhe jet ski, ndërsa të plagosurit janë nxjerrë nga uji dhe kanë marrë ndihmën e parë.Katër persona pësuan dëmtime si pasojë e shpërthimit të motorit të skafit. Dy prej tyre raportohet se kanë pësuar dëmtime më të rënda dhe po transportohen drejt Tiranës për trajtim të specializuar.Pamjet tregojnë momentet e para pas…
Një gjyqtar amerikan të hënën bllokoi planet për të zhvendosur selinë e FBI-së në një ndërtesë zyrash federale në Uashington, duke zbuluar se administrata e presidentit Donald Trump hodhi poshtë në mënyrë të paligjshme një plan të miratuar më parë për të ndërtuar një strukturë të re aty pranë në Maryland.Vendimi është zhvillimi më i fundit në një betejë disavjeçare se ku do të vendoset zyra kryesore për agjencinë kryesore të zbatimit të ligjit në vend, transmeton Telegrafi.Një vend në Greenbelt, Maryland, u zgjodh gjatë mandatit të ish-presidentit Joe Biden, por të emëruarit e Trump kërkuan ta përmbysnin atë vendim…
KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se, për shkak të një avarie të paraqitur në gypin DN 200 në B.T. “Jarina”, nga ora 09:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët në disa rrugë të Pejës.Sipas njoftimit të kompanisë, pa furnizim me ujë do të mbesin konsumatorët e rrugëve “Çamëria”, “Halil Agusholli” dhe “Ahmet Gjikolli”.Ekipet e KRU “Hidrodrini” kanë dalë në vendin e avarisë dhe janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.Kompania nuk ka bërë të ditur kohën e saktë se kur pritet të përfundojnë punimet, duke theksuar se ekipet do të qëndrojnë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari