Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku në program janë dy përballje interesante që mund të ndikojnë në renditjen tabelare.
Vëmendja kryesore do të jetë te dueli ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, që zhvillohet nga ora 13:00. Skuadra suharekase renditet në pozitën e pestë me 19 pikë, ndërsa Gjilani është në vendin e katërt me 22 pikë.
Përballja e sotme është mundësi e mirë për Ballkanin që ta ngushtojë diferencën me kundërshtarin, ndërsa Gjilani synon ta ruajë pozitën dhe të shkëputet edhe më shumë.
Në ndeshjen tjetër, Drita do të përballet me Feronikeli 74. Kampionët gjilanas renditen në pozitën e tretë me 24 pikë dhe synojnë fitoren për t’iu afruar kreut të tabelës.
Në anën tjetër, Feronikeli 74 ndodhet në vendin e shtatë me 15 pikë dhe kërkon rezultat pozitiv për të përmirësuar pozicionin e tij në klasifikim.
Me këto dy përballje do të mbyllet zyrtarisht xhiroja e 14-të e kampionatit.

