Author: korrektpress

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, dhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri u janë drejtuar mediave në hollin e Kuvendit të Kosovës, pas deklarimeve të tyre në sallën plenare lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.Çitaku ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, duke thënë se nga ta nuk pranon “leksione politike e morale”. Ajo ka deklaruar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe se të zgjedhurve të popullit u kërkohet që ta konstituojnë Kuvendin brenda afatit të përcaktuar.“Zonja Haxhiu ka qenë edhe ministre e Drejtësisë dhe e vetmja gjë që…

Read More

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka ndërmarrë një hap konkret për transferimin e një prej talenteve më të mëdha të Real Madridit.Sipas ekspertit italian të transferimeve, Fabrizio Romano, Cardinale ka kontaktuar personalisht rrethin e afërt të sulmuesit brazilian për të diskutuar mundësinë e një huazimi gjatë kësaj vere.Sulmuesi brazilian po përballet me një situatë të komplikuar në Madrid. Pas ardhjes së Carlo Espis, mundësitë e tij për të pasur minuta të rregullta në skuadrën e parë duken të kufizuara, çka ka bërë që e ardhmja e tij të vihet në pikëpyetje.Megjithatë, Real Madridi nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin gjatë…

Read More

Kombinimi është i rëndësishëm për shëndetin e kockave, por dozat e tepërta nuk sjellin më shumë përfitim – përkundrazi, mund të dëmtojnë veshkat dhe të çrregullojnë nivelin e kalciumit në gjakKalciumi u jep kockave fortësi, ndërsa vitamina D ndihmon organizmin ta përthithë dhe ta përdorë këtë mineral. Pikërisht për këtë arsye ato shpesh merren së bashku, veçanërisht në moshë të shtyrë dhe gjatë trajtimit të osteoporozës.Megjithatë, suplementet nuk janë të nevojshme për të gjithë dhe përdorimi i dozave të larta pa indikacion mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Kalciumi – materiali bazë i kockave Kalciumi është minerali më i bollshëm në…

Read More

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Gjakovës, Kreshnik Alijaj, ka kritikuar gjendjen në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati”, duke pretenduar se një nga mjetet e kompanisë paraqet rrezik për qytetarët dhe punëtorët.Alijaj, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar edhe një video, të cilën e ka paraqitur si dëshmi për gjendjen e kompanisë.“‘Modernizimi’ i KRM Çabrati – ja si duket në realitet! Shikojeni videon dhe gjykoni vetë!”, ka shkruar Alijaj.Ai ka kritikuar deklaratat e mëhershme të kryesuesit të Aksionarëve të KRM “Çabrati”, Durim Halilaj, lidhur me modernizimin e kompanisë, duke i ndërlidhur ato edhe me kërkesën për rritjen…

Read More

Humbja e Hayden Panettiere në moshën 36-vjeçare ka sjellë një tjetër goditje të rëndë për familjen e aktores, e cila vetëm tre vite më parë kishte përjetuar vdekjen e djalit të tyre, Jansen Panettiere, në moshën 28-vjeçare. Hayden ndërroi jetë më 16 gusht 2026, ndërsa lajmi u konfirmua nga familja e saj. Hayden ishte vajza e Skip Panettiere dhe aktores Lesley Vogel. Pas vdekjes së saj, prindërit tashmë kanë humbur të dy fëmijët e tyre, duke u përballur me dy humbje të rënda brenda vetëm tre vitesh. Babai i aktores kërkoi privatësi për familjen, ndërsa e përshkroi Hayden si “një…

Read More

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka zhvilluar sot një takim konsultativ me liderët e partive politike dhe përfaqësues të komuniteteve jo shumicë, ku është diskutuar çështja e zgjedhjes së Presidentit të vendit.Pas takimit, Haxhiu tha para mediave se qëllimi i konsultimeve ishte që partitë politike të kontribuojnë në gjetjen e një marrëveshjeje dhe të shmanget mundësia e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.“Pas gjithë këtyre muajve s’kemi pse të hamendësojmë se çka sjell pjesa e marrëveshjes. Sot kam dëgjuar subjektet politike dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm thanë se duhet të kontribuojnë në zgjedhjen e…

Read More

Shqetësimet për sigurinë, kontrollin mbi të drejtat e peshkimit dhe rritja e kostos së jetesës po formësojnë debatin në Islandë për atë nëse duhet të rifillohen bisedimet për anëtarësim në BE.Kisha e bardhë qëndron e vetmuar në fshatrat islandeze. Era fryn mbi fjordin Hvalfjord. Kristjan Ingolfsson, një peshkop në pension, jeton pranë kishës Hallgrimskirkja në Saubaer, i rrethuar nga qetësia dhe peizazhe të pafundme shkruan DW. Por larg këtij cepi të qetë të Islandës perëndimore, debati mbi Evropën po nxehet. Në fund të gushtit, votuesit do të vendosin nëse do të rihapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Referendumi nuk…

Read More

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë paraqitur sërish në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, në orën 11:00, në pritje të vazhdimit të seancës konstituive.Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PDK-së, Besa Kabashi Ramaj, i ka bërë thirrje liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të mundësojë konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve.Ajo ka thënë se PDK-ja nuk po kërkon privilegj, por funksionimin e shtetit dhe respektimin e Kushtetutës.“Kurti, thirre seancën. Konstituoje Kuvendin. Respekto Kushtetutën dhe lëri institucionet të bëjnë punën e tyre. Sepse Kosova nuk është pronë e një lideri. Kosova u përket…

Read More

Një fotografi e vjetër nga filmi i Disney-t Ice Princess është bërë veçanërisht prekëse për fansat, pasi në të shfaqen bashkë dy aktoret Michelle Trachtenberg dhe Hayden Panettiere, të cilat tashmë nuk jetojnë më.Trachtenberg, e cila në filmin e vitit 2005 interpretoi personazhin Casey Carlyle, u nda nga jeta më 26 shkurt 2025, në moshën 39-vjeçare. Aktorja, e njohur edhe për rolet në Gossip Girl dhe Buffy the Vampire Slayer, u gjet pa ndjenja në banesën e saj në Manhattan. Policia tha në atë kohë se vdekja nuk konsiderohej e dyshimtë. ScreenshotNdërsa Panettiere, e cila luante Gen Harwood në Ice…

Read More

Gjatë muajit korrik, në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 11 raste të reja me HIV/AIDS, sipas të dhënave nga njoftimi i fundit mbi lëvizjen e sëmundjeve akute infektive.Nga rastet e reja të regjistruara, nëntë janë burra dhe dy janë gra, dhe janë persona të moshës 20 deri në 49 vjeç.Sipas të dhënave, nga viti 1987 deri në vitin 2026, në vend u regjistruan gjithsej 765 persona me HIV/AIDS.Nga këta, 141 persona vdiqën, 508 persona jetojnë me HIV/AIDS, ndërsa 116 persona janë të listuar si të humbur për ndjekje.Infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme dhe të gjakut u regjistruan gjithashtu në…

Read More