Një automjet është gjetur mëngjesin e sotëm brenda një kanali në një fshat të Fierit në Shqipëri.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë konstatuar automjetin dhe kanë njoftuar shërbimet përkatëse.
Dyshohet se makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal gjatë orëve të natës ose në orët e para të mëngjesit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, Policia dhe ambulance, raporton TCH.
Nga verifikimet paraprake nuk rezulton të ketë persona brenda automjetit, ndërsa dyshohet se drejtuesi mund të jetë larguar pas aksidentit, duke braktisur mjetin në vendngjarje.
Burimi: klankosova.tv ↗

