- Mourinho jep përditësime për lëndimet në ekip përpara ndeshjes me Villarrealin
- Këngëtarët që dikur punonin punë krejt të zakonshme para se të bëheshin të famshëm
- Italia refuzon të paguajë 1.5 milion franga zvicerane për viktimat e Crans-Montana-s
- Keni sjell nje inovacion ne treg? Aplikoni për ekspozim falas në Business Reset 2026
- BDI: Dhuna ndaj dy të rinjve kërkon përgjegjësi institucionale, Astrit Iseni të japë dorëheqje
- SHBA-ja përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit
- “Që nga ajo kohë, ia kushtova veten tërësisht futbollit”, Yamal rrëfen bisedën tronditëse me Busquets
- Alarmohet Zvircra, kirurgu dyshohet se falsifikoi raportet e operacioneve të disa viktimave të një zjarri
Author: korrektpress
Amina Nuraj nga Pazari i Ri është shpallur kandidate për deputete në Parlamentin e Serbisë në zgjedhjet e 25 tetorit, duke u bërë pjesë e listës së përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, e cila përfaqëson shqiptarët.Kandidatura e Nurajt ka një veçanti, pasi ajo vjen nga Sanxhaku, ndërsa lista shqiptare deri më tani është dominuar kryesisht nga kandidatë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Lista përbëhet nga 10 kandidatë, pesë gra dhe pesë burra, ndërsa në zgjedhje mban numrin 17.Nuraj, e cila drejton Zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazarin e Ri, prej vitesh është angazhuar në promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar…
Në rrugën “Tefik Çanga” në Prizren po vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në një gjatësi prej 420 metrash.Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, së bashku me bashkëpunëtorët, ka inspektuar nga afër punimet për të përcjellë dinamikën dhe cilësinë e realizimit.Sipas Totajt, investimi po realizohet në kuadër të kontratës për ndërtimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve me asfalt në Komunën e Prizrenit.Qëllimi i këtij investimi është përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe krijimi i kushteve më të sigurta për qarkullim.“Punë konkrete në terren, rrugë më të mira dhe…
Një 25-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në një apartament në Durrës.Sipas raportimeve të policisë, është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E.S., 25 vjeçe, ku nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.Ndërkohë, në apartament është gjetur edhe një fëmijë, rreth 2 vjeç, fëmija i 25-vjeçares, në gjendje të mirë shëndetësore.Njoftimi plotë i policisë: Rreth orës 12:50, në lagjen Nr.1, në një apartament, nga shërbimi i Urgjencës Durrës është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E. S., 25 vjeçe.Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithashtu është gjetur edhe fëmija i kësaj…
Një mashtrim i ri me përmbajtje mashtruese për vjedhjen e të dhënave po qarkullon në Zvicër. Email-i, i titulluar “Veprim i Kërkuar”, duket se është nga Uber dhe i kërkon marrësit të verifikojë ose përditësojë informacionin e pagesës . Mediat kanë nxjerrë në pah paralajmërimin e lëshuar nga policia zvicerane. Një lidhje të ridrejton në një faqe interneti të rreme që imiton pamjen e platformës. Viktimës së pari i kërkohet të fusë informacionin e saj personale, pastaj të dhënat e saj bankare. Mashtruesit më pas kërkojnë informacionin e kartës bankare nëpërmjet një fjalëkalimi njëpërdorimësh, i paraqitur si masë sigurie. Detajet…
Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik Andy Burnham mbajtën fjalime të enjten në Berlin, në Kancelari, ku po zhvillojnë takimin e tyre.Dhe sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, duke folur i dyti, kryeministri britanik tha se ishte “i lumtur që ndodhej aty” për të ratifikuar Traktatin e Kensingtonit – një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi e nënshkruar vitin e kaluar nga Merz dhe Sir Keir Starmer.Më pas, ai theksoi se Londra dhe Berlini janë “më të forta së bashku” dhe se bisedimet e sotme do të përqendroheshin te siguria, por do të përfshinin gjithashtu teknologjinë, partneritetet ekonomike dhe çështje të tjera.Burnham iu…
Prodhuesit e Sektorit të Përpunimit të Ushqimit dhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kanë zhvilluar sesionin e dytë të #Data4Breakfast, ku në fokus ishin hapat konkretë për zgjerimin e prodhimit vendor dhe rritjen e konkurrueshmërisë në treg.Takimi është zhvilluar në kuadër të #Agjenda1Miliard, nismë përmes së cilës synohet zëvendësimi i importeve në vlerë prej një miliard eurosh me produkte të prodhuara në Kosovë.Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e sektorit kanë paraqitur pengesat me të cilat përballen bizneset dhe kanë propozuar masa konkrete për adresimin e tyre. Ndër prioritetet e identifikuara janë lehtësimi i proceseve të certifikimit dhe adresimi i barrierave që vështirësojnë…
Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka folur me superlativa për Edon Zhegrovën, duke e cilësuar futbollistin kosovar si një “fenomen” dhe duke besuar se ai ka potencialin për të bërë diferencën te gjiganti italian.Ravanelli ka treguar se ka biseduar personalisht me Zhegrovën dhe i ka dhënë një këshillë të qartë: atë që po e tregon në stërvitje dhe me fanellën e Kosovës, duhet ta përsërisë edhe në ndeshjet me Juventusin.“Fola me të dhe i thashë se është një fenomen dhe se ajo që bën në stërvitje dhe me Kosovën, duhet ta bëjë edhe në ndeshjet për Juventusin. Nëse gjen qëndrueshmëri,…
Komuna e Malishevës ka njoftuar se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në segmentin rrugor Drenoc – Bubavec, për shkak të punimeve në asfaltim.Sipas njoftimit, rruga do të jetë e bllokuar në të dy drejtimet gjatë ditëve të enjte, premte dhe shtunë, përkatësisht më 8, 9 dhe 10 tetor 2026.Bllokimi do të bëhet nga ora 08:00 deri në 17:00, në segmentin Drenoc, përkatësisht në Lagjen Lacaj, deri në Bubavec dhe anasjelltas.Komuna ka kërkuar nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative nëpër këto fshatra dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.…
Mbi 60 për qind e studentëve në fushën e bujqësisë dhe pylltarisë janë vajza. Por, sa prej tyre, pas diplomimit, arrijnë të ndërtojnë karrierë në profesionin për të cilin janë arsimuar? Sa bëhen pronare toke, drejtuese biznesesh, eksperte, menaxhere apo sipërmarrëse? Dhe, sa prej tyre mbeten jashtë tregut të punës, pavarësisht investimit disavjeçar në arsim? Këtu qëndron një nga paradokset më të mëdha të potencialit të pashfrytëzuar ekonomik të grave në Kosovë.Në sallonin e së martës diskutuam pikërisht për këtë paradoks: “Studimet në bujqësi: rrugë drejt fuqizimit ekonomik të grave në Kosovë”. Sepse, problemi nuk është mungesa e grave në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga takimi i tij me presidenten e vendit, Justina Shiroka-Pula, pas emërimit të saj në këtë detyrë.Kurti ka ndarë momente nga takimi i zhvilluar në zyrën e re të presidentes, duke e uruar Shiroka-Pulën për përgjegjësinë e re institucionale.“Nder dhe kënaqësi ta kemi presidente të Republikës së Kosovës, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, dhe të zhvillojmë takimin tonë të parë në zyrën e saj të re”, ka shkruar Kurti. Takimi me Kurtin, presidentja Shiroka-Pula: Bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe vendit Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka uruar…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari