KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Luanesha del në rrugët e Stambollit, operacion i madh për gjetjen e saj

Luanesha del në rrugët e Stambollit, operacion i madh për gjetjen e saj

Një luaneshë dyshohet se po endet e lirë në periferi të Stambollit.

Kafsha është parë të dielën në mbrëmje në lagjen Uskumruköy, në distriktin Sarıyer.

Prania e saj është raportuar nga një banor, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur një kafshë që besohet të jetë luaneshë duke lëvizur në një zonë të gjelbëruar.

Pas raportimit, autoritetet kanë nisur një operacion për gjetjen dhe kapjen e saj të gjallë.

Në kërkime janë angazhuar më shumë se 70 pjesëtarë të ekipeve policore dhe të mbrojtjes së kafshëve, veterinerë specialistë, dronë dhe pajisje me kamera termike.

Sipas autoriteteve, vendndodhja është identifikuar në një zonë të pyllëzuar, ndërsa përpjekjet për kapjen e saj po vazhdojnë.

Për shkak të rrezikut të mundshëm, banorëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin daljet në zonën ku po zhvillohen kërkimet. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.