KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hasnije Ilazi pritet ta zëvendësojë Martin Berishajn si ambasadore në Kroaci

Hasnije Ilazi pritet ta zëvendësojë Martin Berishajn si ambasadore në Kroaci

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk do të jetë në këtë pozitë edhe për një mandat.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, propozoi Hasnije Ilazin për ambasadore të Kosovës në Kroacisë.

Konjufca tashmë i është drejtuar Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës me kërkesën që të shqyrtojë propozimin për emërimin e Ilazit në këtë pozitë diplomatike.

“Në rrafshin e drejtimit institucional dhe arritjeve profesionale, znj. Ilazi ka shërbyer si Kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (2021–2026), ku ka udhëhequr procese kyçe të ngritjes së cilësisë dhe përshtatjes me standardet evropiane, si dhe mban titullin Presidente Nderi e këtij institucioni.”, thuhet,veç të tjerash, në letër të Konjufcës.

Ambasadori Martin Berishaj është përfolur për afera korruptive dhe u bë objekt i raportimeve në media për dyshime që lidhen me transaksione financiare që kanë të bëjnë me blerjen e energjisë elektrike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.