Klinika Gjinekologjike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka regjistruar gjithsej 121 lindje gjatë periudhës 16-22 nëntor 2026.
Sipas raportit javor të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 67 ishin lindje spontane, ndërsa 54 lindje u realizuan me prerje cezariane, transmeton IndeksOnline.
Gjatë kësaj jave, në Klinikën Gjinekologjike kanë ardhur në jetë 67 meshkuj dhe 58 femra.
Po ashtu, raporti evidenton edhe katër lindje të binjakëve.
Burimi: indeksonline.net ↗

