Një shofer ka kryer një tejkalim të rrezikshëm në rrugën Prishtinë-Gjilan, duke kaluar në vijë të plotë dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Pamjet e këtij veprimi të papërgjegjshëm janë dërguar nga një lexues i KlanKosova.tv.
Në video shihet automjeti duke tejkaluar në një segment ku një veprim i tillë është i ndaluar, duke krijuar rrezik për sigurinë rrugore.
Veprime të tilla në trafik mund të kenë pasoja të rënda dhe të rrezikojnë jetën e shoferëve dhe udhëtarëve të tjerë./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

