KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi: Pas gati shtatë vjetësh në pushtet, Kurti ende na shet varfërinë si kënaqësi

Gashi: Pas gati shtatë vjetësh në pushtet, Kurti ende na shet varfërinë si kënaqësi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për dështime në arsim dhe drejtësi, si dhe për mungesë të perspektivës për qytetarët.

Në një postim në Facebook, Gashi ka shkruar se pas gati shtatë vjetësh në pushtet, Kurti vazhdon ta paraqesë varfërinë si kënaqësi dhe ikjen e qytetarëve si pakënaqësi me fqinjët, ndërsa dështimet në arsim dhe drejtësi si probleme të trashëguara.

“Budallakia nuk ka skaj! Pas gati shtatë vjetësh në pushtet, Kurti ende na shet varfërinë si kënaqësi, ikjen e qytetarëve si pakënaqësi me fqinjët, ndërsa dështimet në arsim e drejtësi si probleme të trashëguara”, ka shkruar ai.

“Ky është mentaliteti i një pushteti që nuk synon ta nxjerrë qytetarin nga varfëria, por ta mësojë të jetojë me të. Kur nuk di çfarë t’u ofrosh qytetarëve, fillon t’ua ulësh pritjet”, ka shkruar tutje Gashi.

Ai ka shtuar se një qasje e tillë reflektohet edhe në deklaratën, “Për ata që kanë pak, kur marrin pak, është shumë.”

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.