Author: korrektpress

Labinot Rexhës i është lejuar të marrë pjesë në varrim të gjyshit të tij në Rahovec.Ai ishte i pranishëm në ceremoninë mortore me kamera duke u përcjell nga produksioni.Të njëjtit nuk iu lejua që të fliste me familjarët dhe as me të pranishmit atje. Foto: InstagramPas kësaj, këngëtari u kthye në shtëpi dhe u prit nga banorët me duartrokitje.Ata i shprehën sërish ngushëllime dhe e përqafuan me rikthimin në shtëpinë e famshme. Foto: YouTube”Emocione të papërshkrueshme, faleminderit shumë”, tha ai.Labi nga ana tjetër do të vazhdoj rrugëtimin në Big Brother me përkrahjen e familjes. /Telegrafi/ – YouTube www.youtube.com

Read More

Sot është realizuar rrënimi i një objekti të ndërtuar pa leje në pronë komunale pranë Stacionit të Autobusëve, bazuar në vendimin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.Veprimi u ndërmor nga Drejtoria e Inspekcionit me qëllim të lirimit të hapësirës së uzurpuar dhe rikthimit të saj në shërbim të interesit publik.Kryetari Peci theksoi se “nuk do të lejohet ndërtimi i objekteve kundërligjshëm, dhe aksionet do të vazhdojnë deri në lirimin e plotë të hapësirave publike, për të garantuar rendin dhe respektimin e ligjit”.Ky veprim përfaqëson një hap konkret të Komunës së Mitrovicës drejt ruajtjes së rendit urban dhe mbrojtjes…

Read More

Fitorja minimale e Besiktasit ndaj Kayserisporit nuk e ka bindur ish-futbollistin e njohur turk, Nihat Kahveci, i cili ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij për paraqitjen e skuadrës bardhezi, pavarësisht tri pikëve të fituara.Besiktasi të hënën triumfoi 1:0 ndaj Kayserisporit, falë golit të shënuar nga El Bilal Toure në minutën e 95-të të ndeshjes. Megjithatë, sipas Kahvecit, loja e zhvilluar nga ekipi nuk ishte në nivelin e duhur dhe shfaqi shumë mangësi, veçanërisht në repartin ofensiv. Ish-sulmuesi i kombëtares turke dhe i Besiktasit ndali vëmendjen edhe te sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, për të cilin pati kritika të drejtpërdrejta. Kahveci…

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar kundër “një zhvendosjeje drejt një bote pa rregulla”, në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.Epoka është shënuar nga “shkelja” e ligjit ndërkombëtar dhe nga marrja e kontrollit nga ligji i më të fortit, tha presidenti francez, i cili mbante syze dielli për shkak të një problemi me sytë.”Është qartë një kohë shumë shqetësuese”, tha Macron, duke përmendur veçanërisht politikën e jashtme agresive të administratës Trump, transmeton Telegrafi.Ai tha se marrëveshjet e fundit tregtare që u arritën me SHBA-në nën kërcënimin e tarifave “minojnë interesat tona të eksportit, kërkojnë lëshime maksimale dhe…

Read More

Ekipet e KRU “Hidrodrini”, të sektorit të Kanalizimit nga Istogu dhe Peja, kanë realizuar intervenime pastrimi dhe zhbllokime të rrjetit të kanalizimit në tre lokalitete të fshatrave të Istogut.Zhbllokime janë kryer në fshatrat Gurrakoc, Saradran dhe Zabllaq, si pasojë e bllokimeve të shkaktuara nga mbeturina të ngurta, gjëra ushqimore të jashtë përdorimit dhe objekte të tjera që rrjeti i kanalizimit nuk është i destinuar t’i përballojë.KRU “Hidrodrini” apelon tek qytetarët që të shmangin hedhjen e materialeve të papërshtatshme në kanalizim, për të garantuar funksionimin e rregullt të sistemit dhe shmangien e dëmeve. /Telegrafi/

Read More

Studiuesit zbulojnë rolin kyç të reagimit të hershëm të trupit që mund ta ndalë infeksionin para se të nisëDikush teshtin një herë dhe nuk i ndodh asgjë. Dikush tjetër përfundon në shtrat, me hundë të zëna, dhimbje koke dhe ndjesinë se e ka “rrëzuar” po ajo ftohje që të tjerët mezi e kanë vënë re. Dhe atëherë pothuajse gjithmonë shtrojmë të njëjtën pyetje: si është e mundur që i njëjti virus te dikush të shkaktojë simptoma serioze, ndërsa te dikush tjetër pothuajse asgjë?Një studim i ri shkencor ofron një përgjigje që ndryshon mënyrën se si kemi menduar deri më tani.…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar Arianit Sllamnikun, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu.Sllamniku dyshohet për veprat penale “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 i KPRK-së dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave” nga neni 257 i KPRK-së.Sllamniku, i cili nuk është mjek pretendon se disponon një ilaç për “shërimin” e autizmit tek fëmijët.Pas raportimeve për mashtrim, mekanizmat shtetëror janë vënë në lëvizje.Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë ditës bënë të ditur për Telegrafin se policia është autorizuar të ndërmarrë…

Read More

Hidromorava njofton konsumatorët se, për shkak të një defekti në gypin e ujësjellësit, furnizimi me ujë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në lagjen “Dheu i Bardhë” është ndërprerë.Kompania bën të ditur se çdo ndryshim në situatë apo informacion shtesë do t’i bëhet i ditur qytetarëve përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.Konsumatorët ftohen të tregojnë mirëkuptim dhe durim deri në normalizimin e furnizimit. /Telegrafi/

Read More

Organizatorët e konferencës së sigurisë në Mynih të Gjermanisë thanë se kanë anuluar ftesat drejtuar qeverisë iraniane për edicionin e këtij viti, nga 13 deri më 15 shkurt, pas represionit ndaj protestuesve, njofton sot agjencia France Presse.“Para disa javësh u dërguan ftesa për disa përfaqësues të qeverisë iraniane. Në dritën e zhvillimeve aktuale, Konferenca e Sigurisë në Mynih nuk do t’i pranojë këto ftesa”, tha një zëdhënës i ngjarjes për AFP. Protestat për shkak të kostove të jetesës shpërthyen në Iran më 28 dhjetor dhe u bënë një nga ngjarjet më të mëdha kundër regjimit që nga shpallja e Republikës…

Read More

Pas një shtyrjeje të përkohshme të procesit mësimor për shkak të problemeve të ngrohjes qendrore, nga data 19 janar, mësimi në shkollat e Komunës së Fushë Kosovës ka rifilluar në ambiente të ngrohta dhe të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit.Gjatë kësaj periudhe, janë instaluar dhe riparuar sisteme të reja ngrohjeje në shkollat “Mihal Grameno”, “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Lismiri”, “Daut Bogujevci” dhe “Vëllezërit Frashëri”, duke siguruar kushte më të mira për zhvillimin normal të procesit mësimor.Komuna ka publikuar një video ku tregohet ambienti i përmirësuar mësimor, ndërsa nxënësit tashmë vijojnë mësimin në kushte më të sigurta dhe komode.Autoritetet komunale bëjnë me…

Read More