MPB Maqedoni njofton se pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, NJPB Dellçevë zbardhi disa vjedhje të kryera në markete në territorin e Dellçevës.
“Duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se më 26.10.2026, rreth orës 15:50, nga një market në Dellçevë, disa persona kishin marrë produkte të ndryshme, është kontrolluar terreni dhe falë reagimit të shpejtë të nëpunësve policorë, janë gjetur dhe privuar nga liria kryerësit A. B. (58), B.SH. (53) dhe A.A. (51), të gjithë nga Shkupi”.
“Ndërsa, gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve të markës „Daewoo“, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte B.SH., janë gjetur dhe sekuestruar produkte të ndryshme që rrjedhin nga vjedhje të kryera në disa markete në Dellçevë”.
“Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre do të vijojnë kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

