KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mblidhen dy komisione të Kuvendit, temë edhe raporti i avokatit te popullit

Mblidhen dy komisione të Kuvendit, temë edhe raporti i avokatit te popullit

Dy komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhje në Kuvendin e Kosovës, me fokus raportimin e Avokatit të Popullit dhe shqyrtimin e amendamenteve për ndryshimin e ligjeve për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të mblidhet në orën 10:00, ku do të raportojë Avokati i Popullit lidhur me raportet vjetore të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitet 2024 dhe 2025, si dhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme, raporton RTKlivwe.

Ndërkaq, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të mbajë mbledhje në orën 14:00.

Në rend dite të këtij komisioni janë shqyrtimi i raporteve me amendamente për projektligjet që ndryshojnë dhe plotësojnë Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe plotësimi i planit të punës së komisionit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.