Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të shumta, pasi një punëtor pastrimi shihet duke përdorur flamurin e Barcelonës për të fshirë tapetin gjatë Kampionatit Botëror të Mundjes në Astana.
Një veprim i pazakontë ka tërhequr vëmendjen gjatë Kampionatit Botëror të Mundjes, që po mbahet në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.
Në një video që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, një punëtor pastrimi shihet duke përdorur flamurin e klubit të Barcelonës për të pastruar tapetin e mundjes.
Pamjet kanë nxitur reagime dhe komente të shumta, veçanërisht nga tifozët e klubit katalunas, të cilët e kanë konsideruar veprimin si fyes ndaj simbolit të skuadrës së tyre.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa deri më tani nuk ka informacione të tjera për rrethanat se si flamuri i Barcelonës përfundoi në duart e punëtorit të pastrimit. /Telegrafi/

