Author: korrektpress

David Beckham u shfaq në Davos të Zvicrës me rastin e Forumit Ekonomik Botëror dhe shmangu përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve në lidhje me konfliktin me djalin e tij të madh Brooklyn. Kjo është paraqitja e tij e parë publike që kur Brooklyn Beckham foli publikisht për mosmarrëveshjet familjare.Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, ish-futbollisti 50-vjeçar mori pjesë në regjistrimin e një episodi të podkastit Reconsidering, të drejtuar nga autori Adam Grant. Ndërsa po bënte foto me tifozët, një gazetar i Sky News u përpoq të merrte komentin e tij.”David, a ke ndonjë mesazh për Brooklyn sot?” pyeti gazetari, por…

Read More

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot para selisë së Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë. Ku kanë protestuar për të atë që e kanë quajtur padrejtësi që u bëhet për disa tatime retroaktive.Ata theksojnë se Drejtoria krijon pasiguri juridike, ndërkohë që sipas tyre, disa nga dëshmitë për qëndrim dhe punë jashtë shtetit nuk merren parasysh.“Këto masa prekin qytetarët që kanë punuar jashtë vendit, shpesh në zona të rrezikshme dhe të prekura nga konfliktet. Duke siguruar të ardhura për familjet tona dhe duke kontribuuar në ekonominë e vendit, pasi shumica e këtyre mjeteve financiare janë investuar edhe brenda shtetit, shumë prej…

Read More

Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se Raheem Sterling mund të bashkohet me Napoli gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi anësori anglez është i gatshëm të provojë një sfidë të re jashtë Anglisë.Sterling nuk bën më pjesë në planet e Chelseat, ndaj çmimi i transferimit të tij nuk përbën problem për Napolin. Sidoqoftë, paga e lojtarit mbetet një pikë diskutimi, pasi 31-vjeçari do të duhet të ulë kërkesat financiare për t’u transferuar te kampionët e Serie A në stadiumin “Maradona”. Përveç Napolit, Sterling thuhet se ka marrë oferta edhe nga Fulham dhe West Ham, por prioriteti i tij është të fitojë…

Read More

Qytetari nga Gjilani, Arianit Sllamniku, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se u ofronte fëmijëve me autizëm “terapi” me pretendimin se i shëronte, në vlerë mijëra euro.Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në pronat e Sllamnikut janë sekuestruar dy armë zjarri të gjata dhe dy të shkurtra (të gjitha me leje), municion, disa karikatorë, medikamente të ndryshme, libra protokolli dhe pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë, telefona dhe microçipa.Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë thirrje për qytetarët që kanë pranuar shërbime shëndetësore ose konsulta nga Sllamniku të paraqiten për intervistim, me qëllim të zbardhjes së…

Read More

Pas pushimit dimëror dhe periudhës së festave, oborret e shkollave u gjallëruan sërish. Gjysmëvjetori i dytë nisi me atmosferë pozitive, nxënësit u rikthyen në banka me forca të reja dhe gati për të vijuar procesin mësimor. Për nxënësit, ky pushim ishte një mundësi e shkëlqyer për t’u çlodhur, por edhe për të mësuar aftësi të reja.“Isha në shtëpi dhe të gjyshja, kalova shumë bukur”, tha një nxënës.“Së pari prita vitin e ri, pastaj shkova në Borovec bëra ski atje dhe kalova shumë mirë sepse edhe shoku im më i mirë ishte atje”, u shpreh një tjetër nxënës.“Shkova në një kamp…

Read More

Mëngjesi i 4 tetorit 2024 e gjeti Vlorën të zhytur nën ujë. Shiu i rrëmbyer mbuloi lagje të tëra, aq sa nga dronët e mediave qyteti i ngjante “Venezias”, ku në vend të gondolave lundronin makinat. Vlora u gjunjëzua nga reshjet për disa ditë, duke nxjerrë në pah dobësitë e një sistemi kullimi të amortizuar dhe mungesën e reagimit institucional. Mirëpo, kryeministri Edi Rama kishte një tjetër shpjegim për përmbytjen masive të qytetit bregdetar. “E kemi parë se çfarë ndodhi në Austri dhe pamë se çfarë ndodhi në ditët kur këtu u përmbyt Vlora, në Bosnjë ku humbën jetën shumë…

Read More

Dolly Parton ka folur për gjendjen e saj shëndetësore ndërsa përgatitet të mbushë 80 vjeç, dhe legjenda e muzikës country këmbëngul se nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin. Fituesja e çmimeve Grammy, e cila i mbushi 80 vjeç të hënën, i hodhi poshtë së fundmi ‘shqetësimet’ për moshën e saj në një intervistë për People, duke theksuar se ndihet ende plot energji për atë që e pret përpara.“Njerëzit thonë: ‘Po mbush 80 vjeç.’ Epo, po çfarë? Shikoni gjithçka që kam bërë në këto 80 vite”, tha Parton. “Ndjehem sikur sapo kam filluar”. Ndërsa pranoi se shëndeti është faktori vendimtar, autorja…

Read More

Alejandro Balde ka folur me fjalë të ngrohta për bashkëlojtarin e tij Marc-André ter Stegen, pas lajmit për kalimin e portierit gjerman në formë huazimi te Girona.Balde zbuloi se Ter Stegen iu drejtua skuadrës këtë mëngjes, duke iu thënë: mirupafshim. “Marc foli me ne këtë mëngjes. Ai është një shembull i madh për mua, praktikisht jam rritur duke e parë të luajë dhe tani është kapiteni im”. “I uroj shumë fat, jam i lumtur për të dhe shpresoj që të rifitojë besimin pas rikthimit nga lëndimi”, deklaroi Balde.Sa i përket largimit të talentit të ri Dro Fernandez drejt PSG-së, Balde…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi së fundmi se nuk ka asnjë individ, përfshirë presidentët e tjerë, që ka kontribuar më shumë për NATO-n sesa ai. “Nëse unë nuk do të isha shfaqur, NATO-ja nuk do të ekzistonte tani! Do të kishte përfunduar në hi të Historisë. Trishtueshme, por e vërtetë”, shkroi ai në Truth Social.Deklarata e liderit amerikan vjen derisa presidenti vazhdon të theksojë rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve të aleancës transatlantike gjatë mandatit presidencial.Ndërkohë, Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka deklaruar në një intervistë për tensionin e fundit midis Donald Trumpit dhe Evropës.“Nuk mund të…

Read More

Në fjalimin e tij vjetor “Condition of the Guard 2026”, Gjeneral Major Stephen Osborn, Adjutant Gjeneral i Ajovës, vlerësoi mysafirët e veçantë që përfaqësojnë partneritetin mes Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).Në ngjarje ishin të pranishëm Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandant i FSK-së, Komandant Rreshter Major Bedri Zuka, udhëheqësi më i lartë nënoficer, si dhe Drilon Zogaj, konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Des Moines.Njoftimi i Gardës Kombëtare të Ajovës thekson se ky bashkëpunim ka ndërtuar ndër vite kapacitete dhe besueshmëri të ndërsjellë, duke forcuar ndërveprimin dhe gatishmërinë e të dy forcave. Për më…

Read More