KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BE: Kosova pa përparim të mjaftueshëm në integrimin evropian

BE: Kosova pa përparim të mjaftueshëm në integrimin evropian

Fragmentimi politik në Kosovë ka penguar funksionimin e Qeverisë dhe të Kuvendit. Kështu vlerësohet në draftin e Pakos së Zgjerimit, të cilin Komisioni Evropian pritet ta publikojë javën e ardhshme.

Dokumenti vë në pah edhe ndikimin politik dhe të grupeve të interesit në gjykata dhe prokurori. Sipas vlerësimit të Brukselit, Kosova nuk ka shënuar përparim të mjaftueshëm në fushat themelore të integrimit evropian. Vlerësim të ngjashëm kanë marrë edhe Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Megjithatë, një zhvillim pozitiv për Kosovën është fakti se përafrimi i plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian pasqyrohet për herë të parë në kuadër të kapitullit 31.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Komisioni Evropian përsërit se perspektiva evropiane e të dyja vendeve varet nga normalizimi i marrëdhënieve. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit vlerësohet ende i pamjaftueshëm, ndërsa të dyja palët ftohen t'i përmbushin detyrimet e tyre pa vonesa të mëtejshme.

Në të kundërtën, paralajmëron Komisioni, Kosova dhe Serbia rrezikojnë të përballen me pasoja politike dhe ekonomike, si dhe të mbeten prapa në procesin e integrimit, në një kohë kur procesi i zgjerimit të BE-së ka marrë sërish hov.

Në rajon, Mali i Zi vlerësohet si vendi më i përparuar në procesin e integrimit dhe mund t'i përmbyllë negociatat e anëtarësimit deri në fund të këtij viti.

Shqipëria renditet e dyta për nga përparimi, pasi ka përmbushur standardet e ndërmjetme në fushën e sundimit të ligjit. Për të dyja vendet, Komisioni Evropian ka paraqitur udhërrëfyes me afate konkrete për përmbylljen e mundshme të negociatave të anëtarësimit. /rtk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.