Deputeti i Lidhjes Demoktratike të Kosovës, (LDK), Avdullah Hoti i ka reaguar ministres së drejtësisë, Donika Gërvalles dhe ministritt të punëve të brendshme, Xhelal Sveçlës pas deklarimeve të këtyreve të dyve në konferencën e mbajtur sot rreth rastit të vdekjes së Arlinda Zekajt.
Përmes një postimi i Facebook, Hoti u shpreh se “hallkat” nuk dështojnë vetë, por ato dështojnë nga ata që i drejtojnë.
Sipas Hotit, “hallkat” kanë emër, teksa theksoi se llogaridhënia nuk është raport, por është dorëheqje. /Zëri
Postimi i plotë:
Hallkat nuk dështojnë vetë. I dështojnë ata që i drejtojnë.
Gjashtë vjet në pushtet, zoti Sveçla. Gjashtë vjet përgjegjësi për mbrojtjen e grave, zonja Gërvalla.
Arlinda ju dërgoi sinjalet. Ju i latë të kalonin. Dhjetë minuta pas lënies në shtëpi nga organet e rendit, ajo ishte e vdekur.
Sot fshihuni pas “hallkave”. Por hallkat kanë emër. Kanë ministër. Llogaridhënia nuk është raport. Është dorëheqje.

