KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Islamic Relief Kosova i siguron banesë një nëne nga Peja dhe fëmijëve të saj

Islamic Relief Kosova i siguron banesë një nëne nga Peja dhe fëmijëve të saj

Organizata humanitare Islamic Relief Kosova ka njoftuar se një nënë nga Peja dhe fëmijët e saj do të marrin çelësat e banesës së tyre të re në Fushë Kosovë.

Përmes një njoftimi, organizata ka bërë të ditur se kjo familje është përballur me shumë vështirësi, përfshirë edhe sfidat pronësore, ndërsa tashmë po bëhet me një strehim të sigurt.

“Falë Zotit dhe bujarisë së donatorëve tanë, kjo familje po nis një kapitull të ri, me më shumë qetësi dhe siguri”, thuhet në njoftimin e Islamic Relief Kosova.

Organizata ka theksuar se vazhdon të qëndrojë pranë fëmijëve jetimë dhe familjeve në nevojë, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.

Ndërkaq, Islamic Relief Kosova ka paralajmëruar se së shpejti do të ndajë edhe historinë e kësaj familjeje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.