KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nesër paralizohet transporti ajror dhe ai publik në Belgjikë

Nesër paralizohet transporti ajror dhe ai publik në Belgjikë

Belgjika pritet të përfshihet nga një paralizim i transportit ajror dhe atij publik më 23 nëntor, për shkak të një greve kombëtare të thirrur nga tri sindikatat më të mëdha të vendit. Në protestë do të përfshihen edhe kontrollorët e trafikut ajror, duke rrezikuar anulimin e shumicës së fluturimeve në aeroportet belge.

Kompania Skeyes ka njoftuar se nuk mund të garantojë funksionimin normal të shërbimit nga ora 07:00 deri në 21:00. Për këtë arsye, aeroporti i Brukselit ka paralajmëruar anulimin e pjesës më të madhe të fluturimeve, si në nisje, ashtu edhe në mbërritje. Edhe aeroporti i Charleroi-t ka njoftuar ndërprerje të operacioneve, ndërsa përjashtim do të bëjnë vetëm fluturimet e emergjencës dhe ato të domosdoshme për sigurinë.

Vetëm në Bruksel, për këtë datë ishin planifikuar rreth 59 mijë e 500 pasagjerë dhe 429 fluturime. Udhëtarëve u është kërkuar të kontaktojnë kompanitë ajrore për të kontrolluar statusin e fluturimeve dhe mundësinë e ndryshimit të datës së udhëtimit. Ndërkohë, kufizime të mëdha priten edhe në transportin publik, përfshirë autobusët, tramvajët dhe metronë.

Greva është organizuar nga sindikatat, kundërshtojnë masat shtrënguese dhe reformat ekonomike e sociale të qeverisë së kryeministrit Bart De Wever. Sipas tyre, kjo është protesta e 11-të kombëtare që prej ardhjes në pushtet të qeverisë aktuale, duke shënuar një tjetër përshkallëzim të pakënaqësisë ndaj politikave të saj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.