- Cher “mbeti pa fjalë” pasi zbuloi pas kaq shumë vitesh se ka një mbesë sekrete
- Deezer thotë se 44 për qind e këngëve që ngarkohen në platformën e saj çdo ditë janë të gjeneruara nga inteligjenca artificiale
- Mot me shi
- Mushtisht: Një 48-vjeçar ndërron jetë si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi
- Popullsia e BE-së do të bjerë me 12 për qind deri në vitin 2100, cilat vende do të pësojnë rënien më të madhe?
- Joe Jonas e bën zyrtare lidhjen e tij në Instagram
- Tifozët e Rubin Kazanit të entuziazmuar për Mirlind Dakun, fanella dhe nënshkrimi i tij më i kërkuari
- Ky gabim në fund të vazos po ua dëmton bimët: Shumë njerëz e bëjnë ende pa e ditur
Author: korrektpress
Një efektive policie ka rënë pre e dhunës brenda ambienteve të komisariatit nga dy vajza. Sipas njoftimit të Policisë, 38-vjeçarja M. A. dhe 29-vjeçarja R. A. janë arrestuar pasi kanë dhunuar oficeren e Policisë brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.Sipas Policisë, efektivja është dhunuar për shkak të detyrës, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjes.Njoftimi i Policisë“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetaset M. A., 38 vjeçe, dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të komisariatit kanë goditur një oficere policie për shkak të detyrës…
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë të Krimeve Ekonomike, Luan Ibrahimi tha se ky operacion ka qenë prej më të mëdhatë që ka realizuar Policia e Kosovës.“Jemi angazhuar në të marrë informacionet për keqpërdorime, gjithashtu edhe me tu pajisur me autorizimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, edhe përkundër vështirësive që kemi pasur për shkak se ky ka qenë një prej operacioneve ndoshta më të mëdha që ka realizuar Policia e Kosovës”. “Ne jemi përgatitur, jemi mobilizuar në koordinim me Prokurorinë edhe drejtorinë rajonale dhe siç shihet ja kemi arritur qëllimit që të parandalojmë edhe t’i arrestojmë personat të cilët kanë keqpërdorur…
“Organizimi i një proteste nga një nga Sindikatat e Punonjësve të Postës së Maqedonisë së Veriut është jashtëzakonisht tendencioz dhe i pavlerë, në kushte kur të gjithë punonjësve u janë paguar pagat”, thuhet në reagimin e “Postës së Maqedonisë” në një deklaratë pas protestës së sotme të punonjësve. Protestojnë punonjësit e Postës së Maqedonisë: 1700 punonjës nuk kanë marrë pagat, 60% janë me pagën minimale Ata besojnë se protesta është e motivuar politikisht, dhe punonjësit po manipulohen, gjë që prish funksionimin normal të kompanisë.“Dëshirojmë të theksojmë se Sindikata u informua në kohën e duhur, theksojmë edhe një herë “u informua…
Shoqata e Transportuesve MAKAM-TRANS ka njoftuar se do të organizojë protestë më 26.01.2026, me fillim nga ora 12:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.Si pasojë e kësaj proteste, do të mbyllet qarkullimi për transportuesit e mallrave në territorin e këtij shteti. Për shkak të ndalimit të qarkullimit, pritet që edhe në territorin e Republikës së Kosovës të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar drejt Maqedonisë së Veriut.Autoritetet u bëjnë thirrje transportuesve dhe operatorëve ekonomikë që të marrin parasysh këtë njoftim dhe të planifikojnë me kohë lëvizjen e tyre, me qëllim shmangien…
Juventusi do të presë Napolin të dielën në mbrëmje në një përballje shumë të pritur të Serie A, por në një zhvillim të pazakontë, të dy trajnerët, Luciano Spalletti dhe Antonio Conte, kanë refuzuar të mbajnë konferencat tradicionale për shtyp para ndeshjes.Sfida Juventus–Napoli nuk është vetëm një duel mes vendit të tretë dhe të pestë në një garë jashtëzakonisht konkurruese në krye të tabelës, por edhe një ribashkim i dyfishtë. Conte rikthehet përballë klubit ku ka qenë lojtar dhe trajner fitues titujsh, ndërsa Spalletti vjen si ish-fitues i Scudettos me Napolin.Pavarësisht peshës së madhe të këtij takimi, Conte ka vendosur…
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës që në Komunën e Malishevës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante, lidhur me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës.Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe në trajtimin e çdo rasti të…
Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, pas informatave publike që lidhen me procesin e rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përkatësisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren.Sipas njoftimit zyrtar, hetimet po zhvillohen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, në koordinim me Drejtorinë Rajonale të Policisë dhe Prokurorinë Themelore, për dyshime për kryerjen e veprave penale nga Kapitulli XVIII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që kanë të…
Artistja e popit dhe kantautorja Bebe Rexha, e nominuar katër herë për çmimin Grammy, ka vendosur të ecë në rrugë të pavarur, duke hyrë në një partneritet me shtëpinë diskografike dhe distribuese Empire, me bazë në zonën e Bay Area në SHBA.Ky bashkëpunim vjen pas tre albumeve të publikuara nën Warner Records dhe një sërë hitesh të mëdha si “Meant to Be”, “I’m A Mess”, “Me, Myself, and I”, “I’m Good (Blue)” dhe “In the Name of Love”, si dhe bashkëpunimeve me emra të njohur botërorë si David Guetta, Lil Wayne, J Balvin, Florida Georgia Line, Doja Cat, Snoop Dogg,…
Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka miratuar buxhetin komunal për vitin 2026, si dhe parashikimet buxhetore për vitet 2027 dhe 2028.Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, buxheti është miratuar me 21 vota për, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, ku si pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit.“Me 21 vota për, në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës u miratua pika e vetme e rendit të ditës: shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2026, si dhe parashikimet buxhetore për vitet 2027 dhe…
Alvaro Arbeloa ka dalë në mbrojtje të Jude Bellinghamit, ndërsa për Vinicius Junior ka shprehur dëshirën që braziliani të vazhdojë të shkruajë histori me Real Madridin.Të dy yjet e madrilenëve kanë qenë në qendër të kritikave të ashpra javët e fundit, si nga një pjesë e tifozëve të Real Madridit ashtu edhe nga mediat spanjolle. Situata kulmoi në mesjavë, kur Bellingham reagoi drejtpërdrejt ndaj kritikëve pasi shënoi gol në fitoren bindëse 6-1 ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve.Pikërisht përpara përballjes së Real Madridit me Villarrealin në LaLiga, Arbeloa ka zgjedhur të flasë hapur për mesfushorin anglez, duke theksuar kënaqësinë që…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari