Author: korrektpress

Nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me mjegull në orët e mëngjesit në disa lugina. Gjatë natës priten reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë borë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.Temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin nga -4 deri në 1 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë nga 6 deri në 12 gradë.Sipas parashikimeve të DPHM-së, reshjet lokale të shiut do të vazhdojnë edhe të dielën, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës.Të martën pritet të ketë mot të qëndrueshëm, ndërsa nga e mërkura priten reshje të…

Read More

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se është shtyrë afati për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje.Sipas njoftimit nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, më 16 janar 2026, ka marrë vendim me numër 214/2026 për vazhdimin e afatit të aplikimit për legalizim, për një periudhë prej 12 muajsh nga data e nënshkrimit të vendimit nga ministri në detyrë i MMPHI.Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjilanit, Ali Arifi, ka bërë të ditur se ky vendim u jep mundësi shtesë…

Read More

Bisedimet e para trepalëshe mbi luftën midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së kanë filluar në Abu Dhabi, njoftojnë Emiratet e Bashkuara Arabe.”Bisedimet filluan sot në Abu Dhabi dhe janë planifikuar të vazhdojnë gjatë dy ditëve, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të nxitur dialogun dhe për të identifikuar zgjidhje politike për krizën”, tha ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe.Çështja delikate e territorit do të diskutohetPresidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi sot se çështjet territoriale do të jenë në tryezën e diskutimit në Abu Dhabi.Ato mbeten një pikë ngërçi, pasi Rusia kërkon që Ukraina të dorëzojë tokën që ende mban…

Read More

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se është gjetur personi i raportuar i zhdukur në fshatin Jezercë të Ferizajt.Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, më 21 janar 2026, rreth orës 05:00, ishte pranuar informacion për zhdukjen e shtetasit S.P., 30 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ishte larguar nga një vilë në fshatin Jezercë dhe për të cilin nuk dihej vendndodhja.Bazuar në informacionet fillestare, i njëjti dyshohej se ishte nisur me një veturë BMW me targa shqiptare në drejtim të Ferizajt dhe se mund të kishte shkaktuar një aksident trafiku në fshatin Jezercë.Menjëherë…

Read More

Komuna e Suharekës ka përfituar një donacion të vlefshëm pajisjesh dhe veshmbathjeje për Njësinë e Zjarrfikësve, falë kontributit të bashkatdhetarit Albin Morina nga fshati Reshtan, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur mirënjohje të veçantë për këtë mbështetje, duke vlerësuar kontributin e mërgimtarëve në forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e sigurisë publike në komunë.Donacioni është realizuar përmes bashkëpunimit të Albin Morinës me kompaninë e transportit Gani Transport, e cila ka mundësuar bartjen e pajisjeve nga Zvicra në Suharekë.Sipas njoftimit, Komuna e Suharekës po vazhdon investimet në rritjen e sigurisë publike, ndërsa në…

Read More

Nënkryetarja dhe deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska, akuzoi koalicionin OBRM-PDUKM-ZNAM se ka refuzuar të gjitha amendamentet e paraqitura nga LSDM në Kodin Penal në seancën e sotme dëgjimore të komisionit, përfshirë propozimin për kthimin e nenit 353 – keqpërdorim i pozicionit dhe autoritetit zyrtar, në formën para amendamenteve të vitit 2023.Sipas Trençevskës, arsyeja për këtë vendim është e qartë, me zgjidhjet aktuale ligjore, siç tha ajo, nuk ka llogaridhënie të vërtetë në fushën më kritike, që janë tenderët. Ajo vlerësoi se pa një nen 353 të fortë dhe efikas, koalicioni qeverisës lë hapësirë që paratë shtetërore të shpërndahen në kompani…

Read More

Bashkimi Evropian do të pezullojë tarifat hakmarrëse për mallra amerikane me vlerë 93 miliardë euro për gjashtë muaj të tjerë, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump u tërhoq nga kërcënimi i tij për të vendosur taksa ndaj disa vendeve të BE-së që kundërshtuan përpjekjen e tij për të aneksuar Grenlandën. Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së që merret me çështjet tregtare për bllokun, po planifikon të paraqesë një propozim për të zgjatur pezullimin e kundërmasave, i cili do të skadojë më 7 shkurt, sipas zëdhënësit Olof Gill. “Ne e arritëm objektivin tonë nëpërmjet mjeteve diplomatike dhe politike, të cilat do…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Davos me Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam, duke vazhduar dialogun e nisur në takimin e tyre të parë në Singapor.Gjatë takimit, Presidentja Osmani bëri të ditur se u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Singaporit, si dhe mundësitë konkrete për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe koordinimin në arenën ndërkombëtare. Osmani tregon pse e përfaqësoi ajo Kosovën në “Bordin të Paqes” e jo Kurti Pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta diplomatike dhe zyrtare, Presidentja Osmani propozoi që hapi i radhës të jetë liberalizimi i plotë…

Read More

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës ka intensifikuar gjatë këtyre ditëve angazhimet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit.Në kuadër të këtyre aktiviteteve, punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave Uniteti janë duke realizuar fshirjen e rrugëve dhe trotuareve në zona të ndryshme të qytetit të Mitrovicës.Sipas njoftimit, shërbimet po kryhen në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe KRM Uniteti, me synim ruajtjen e pastërtisë dhe krijimin e një ambienti më të shëndetshëm dhe më të pastër për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

Read More

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Prizren, Petrit Kryeziu ka thënë se janë ndaluar 109 të dyshuar nën dyshimin për manipulim të votave nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025. Kryeziu gjatë konferencës për media ka thënë se të gjithë ata që kanë manipuluar me votat do të dalin para drejtësisë.Siç tha Kryeziu bëhet fjalë për mijëra vota të manipuluara dhe të falsifikuara.“Ditë më parë kemi paralajmëruar që manipulim i votës është krim dhe do të ndëshkohet. Sot të dyshuarit janë ballafaquar me forcën e ligjit. Bëhet fjalë për manipulime brenda llojit. Bëhet fjalë për mijëra vota të manipuluara dhe…

Read More