KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident në Shqipëri, raportohet se ka humbur jetën një 46-vjeçar nga Kosova

Aksident në Shqipëri, raportohet se ka humbur jetën një 46-vjeçar nga Kosova

Një aksident tragjik është regjistruar në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, në Has, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi mjeti sportiv me të cilin udhëtonte është përmbysur.

Sipas Top Channel, viktima është shtetasi A. Q., 46 vjeç, i cili ishte drejtuesi i mjetit. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, mjeti sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht, duke shkaktuar vdekjen e 46-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.