KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Derbi më i madh gjerman pa fitues, por me gola

Derbi më i madh gjerman pa fitues, por me gola

Derbi më i madh i futbollit gjerman mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit ka përfunduar me barazim 2-2, në një ndeshje spektakolare me shumë raste dhe emocione deri në fund.

Bayerni e mbylli pjesën e parë në epërsi, pasi Laimer shënoi në fundin e 45 minutave të para për 1-0.
Në pjesën e dytë, Dortmundi reagoi dhe Guirassy barazoi rezultatin në 1-1. Megjithatë, vetëm gjashtë minuta më vonë, Upamecano riktheu epërsinë e bavarezëve për 2-1.
Kur gjithçka po shkonte drejt fitores së Bayernit, Silva në minutën e 89-të shënoi për 2-2, duke vulosur rezultatin përfundimtar dhe duke i dhënë Dortmundit një pikë të madhe në këtë derbi.

Me këtë barazim, të dyja skuadrat vazhdojnë të ndajnë dy pozitat e para në tabelën e Bundesligës, me nga 18 pikë.
Në xhiron e ardhshme, Bayern Munichu udhëton te Mainz, ndërsa Borussia Dortmundi do të luajë në shtëpi kundër Elversbergut.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.