- Vjosa Osmani presidente? LVV s’i kthen përgjigje LDK-së, PDK nuk e mbështet në Kuvend
- Interi lëshon fitoren nga duart – por titulli duhet shumë afër
- Nicole Kidman u shtrua në spital pas xhirimit të një skene profesionale të mundjes
- Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së po shkëlqejnë në akademitë e vendeve të NATO-s
- Rriten çmimet e fruta-perimeve në Maqedoni, dallime të mëdha mes marketeve dhe tregjeve të gjelbra
- Ukraina do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi, thotë Zelensky
- Çudit banori i Lazaratit: Në kohën e hashashit ishim punëtorë, tani u bëmë dembelë – iku rinia
- “Besimi dhe respekti nuk negociohen”, Megan Thee Stallion konfirmon ndarjen nga lojtari i NBA – Klay Thompson
Author: korrektpress
Dy persona janë arrestuar (një grua dhe një burrë), pasi që të njëjtit në cilësinë e dëshmitarëve kanë tentuar t’i mundësojnë personit të tretë pajisjen kundërligjshëm me dokumente identifikuese. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00, në Prizren. Tutje bëhet e ditur se në cilësinë e provave materiale, janë konfiskuar dy letërnjoftima të RKS-së të dyshuar si të falsifikuar, një letërnjoftim i Kroacisë i dyshuar si i falsifikuar, dhe një telefon. “Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit në…
Manchester United po përgatit një rindërtim të thellë të skuadrës për sezonin e ardhshëm me synimin e qartë për të rikthyer titullin e Ligës Premier në Old Trafford. Vera pritet të sjellë një revolucion të plotë, i mbështetur nga një plan financiar që arrin deri në 200 milionë euro. Drejtuesit e klubit kërkojnë të ndërtojnë një ekip konkurrues që mund të sfidojë dominimin e Manchester City dhe Liverpool. Në këtë kontekst, Michael Carrick shihet si një figurë kyçe pas paraqitjeve pozitive në rolin e trajnerit. Strategjia e re e klubit bazohet në investimin te talentet e rinj britanikë, me qëllim…
Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, njofton LAMM. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.Nga 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor…
Tre persona nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur para në vlerë prej 40 euro dy viktimave (një mashkull dhe një femër). Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 01:00 në rrugën “Duran Rada”, në Prizren.Tutje bëhet e ditur se viktima nuk kanë lëndime, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet. “Është raportuar se tre të dyshuar nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur para në vlerë prej 40 euro dy viktimave (një mashkulli dhe një femre kosovare). Viktimat nuk kanë lëndime, lidhur me…
I frustruar nga këmbëngulja e saj për të bërë pyetje në lidhje me Jeffrey Epstein gjatë një ngjarjeje në Zyrën Ovale, Donald Trump ka pasur një “përplasje” me korrespondenten e CNN-së, Kaitlan Collins.Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, shkëmbimi filloi me Collins duke theksuar përpjekjen e Trump për t’i paraqitur zbulimet në grupin e fundit të dosjeve të Epstein si “dënuese vetëm për Demokratët” duke theksuar se ato gjithashtu zbuluan se Epstein kishte lidhje të ngushta me dy nga aleatët e tij, Elon Musk dhe Howard Lutnick, sekretarin e tij të tregtisë.Presidenti më pas sugjeroi se kishte “një komplot kundër meje”.Dhe…
Tregu evropian i transferimeve po përgatitet për një ndryshim sizmik që përfshin dy nga fuqitë më të mëdha të kontinentit. Paris Saint-Germain i ka vënë syrin Alexis Mac Allisterit për të përforcuar skuadrën verën e ardhshme.Klubi francez është në kërkim të një zëvendësuesi të besueshëm pas largimit të mundshëm të Fabian Ruiz nga skuadra parisiene. Pasi fitoi gjashtë tituj, Luis Enrique dëshiron të injektojë më shumë kreativitet dhe kontroll të topit në sistemin e tij të mesfushës.Mac Allister, fitues i Kupës së Botës, duket se është zgjedhja perfekte për formacionin aktual titullar. Drejtuesit nga Katari e shohin argjentinasin si plotësuesin…
Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me procesin e numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike.Sipas njoftimit, autorizimi i parë për fillimin e veprimeve hetimore është lëshuar më 19 janar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj. Ndërkohë, veprimet e mëtejshme po zhvillohen me autorizimet e prokurorëve të caktuar nga Kryeprokurorja, në koordinim të ngushtë me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.Nga dita e sotme ka nisur procesi i intervistimit të komisionarëve, lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit…
N’Golo Kante i është bashkuar Fenerbahces, njoftoi klubi turk të mërkurën, pas polemikave lidhur me përfundimin e marrëveshjes së transferimit, ndërsa sulmuesi maroken Youssef En-Nesyri është transferuar te Al-Ittihad i Arabisë Saudite. Reprezentuesi i Francës, i cili fitoi dy tituj të Ligës Premier me Leicester Cityn dhe Chelsean, është rikthyer në Evropë pas dy sezonesh e gjysmë te Al-Ittihad. Transferimi, i konsideruar si një shkëmbim i drejtpërdrejtë mes dy lojtarëve, rrezikoi të dështonte pasi Fenerbahce deklaroi të martën se Al-Ittihad nuk kishte futur informacionet përkatëse në sistemin e përputhjes së transferimeve të FIFA-s (Transfer Matching System – TMS) për të…
Korporata Energjetike e Kosovës thekson se që nga 19 dhjetori, ka operuar në një regjim të jashtëzakonshëm prodhimi, duke mbajtur 3 blloqe të TC Kosova A paralelisht në operim për plot 31 ditë.KEK njofton se ky nivel operimi përfaqëson një ngarkesë të jashtëzakonshme teknike dhe njerëzore për termocentralin më të vjetër në vend.Tutje bëhet e ditur se standardi operativ i KEK që nga paslufta ka qenë operimi me 4 njësi gjeneruese 2 njësi nga Kosova A dhe 2 njësi nga Kosova B. “Një njësi ka shërbyer gjithmonë si rezervë e nxehtë, për siguri të sistemit dhe reagim emergjent”, thuhet në…
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve në terren, pas takimit dhe konsultimeve me Komisionin Qeveritar.Ai ka njoftuar se sot ka mbledhur Komisionin Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, me qëllim të fillimit zyrtar të punës në terren.“Pas takimit dhe konsultimit të djeshëm me Komisionin Qeveritar, sot mblodha Komisionin Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, për të filluar në terren”, ka deklaruar Xheladini.Sipas tij, gjatë mbledhjes janë përcaktuar detyrat konkrete për secilin anëtar të komisionit, si dhe është bërë shpërndarja e dokumentacionit dhe aplikacioneve të nevojshme për procesin e vlerësimit.“Gjatë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari