Borussia Dortmundi ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Real Betisit, në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Signal Iduna Park”, në kuadër të UEFA Champions League.
Por, përveç fitores në fushë, vëmendje të veçantë pas ndeshjes mori edhe një gjest i kapitenit të Dortmundit, Nico Schlotterbeck, shkruan Indeksonline
Pas përfundimit të takimit, mbrojtësi gjerman iu afrua tribunës ku ishin të vendosur tifozët e Betisit dhe bëri një gjest simbolik, duke hequr kapelen në shenjë respekti dhe vlerësimi për mbështetjen e tyre.
Nico Schlotterbeck, the Borussia Dortmund captain, walked towards the Betis stand after the final whistle and made a 'hats off' gesture. 🟡⚫️ pic.twitter.com/EUO8XKp8Ay
— RazedFootball (@RazedFootball) November 4, 2026
Një veprim që nuk kaloi pa u vënë re dhe që dëshmoi se respekti dhe sportiviteti mund të jenë po aq të rëndësishëm sa rezultati në fushën e lojës./Indeksonline/

